EmailFacebookKontakt

Dy barinj shpirtërorë bashkëmeshojnë në kishën e Shën Spiridhonit

Dy barinj të grigjës orthodho- kse, dy miq të vjetër të respektu- eshëm duke pasur si busull orien- tuese fjalët e arta të Apostull Pavlit: “.. .Dashuria është zemërgjerë dhe bën të mira, dashuria nuk ka smirë, dashuria nuk mburret, nuk fry het…”, u takuan pas shumë vitesh, për të bashkëmeshurar në kishën e Shën Spiridhonit, të dielën, më 13 gusht.

Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij Ignati, kishte ftuar Episkopin e Mitropolisë së Shenjtë të Torontos, Kanada, Imzot Kristoforin, me të cilin kishin shërbyer së bashku shumë vite më parë.

Duke iu drejtuar Imzot Ignatit si dhe gjithë të pranishmëve në

kishë, me modesti u shpreh: “Kam kënaqësinë të meshoj në këtë kishë të Shqipërisë dhe të konstatoj me sytë e mi përparimet që keni bërë gjatë këtyre viteve për ringritjen dhe forcimin e fesë orthodhokse”.

Mbas Liturgjisë Hyjnore Hirësi Kristofori vizitoi selinë e Mitro- polisë.

Më pas, barinjtë vizituan kishat e shumta të kalasë së Beratit si: ish-katedralen e Shën Marisë, kishën e Shën Triadhës, atë të Shën Todrit, kishën e Shën Vllahernës, të cilat i lanë një mbresë të pashly- eshme Hirësi Kristoforit.

Së fundi, Imzot Ignati e drejtoi mikun në Katedralen e re, e cila

është mbaruar së ndërtuari, në saje të ndihmave të shumta që ka sigu- ruar Fortlumturia e Tij Anastasi, nga donatorë të ndryshëm.

Hirësi Ignati nuk e la kolegun e vet pa vizituar edhe kopshtin e fëmijëve, të ndërtuar para disa muajve me ndihmat e dhëna nga miq të Mitropolitit tonë.

Imzot Kristofori, i entuziazmuar nga gjithçka që pa e dëgjoi, e falë- nderoi përzemërsisht kryebariun e Dioqezës sonë, u largua nga vendi ynë me përshtypjet më të mira dhe me ftesën për të qenë i mirëpritur edhe në raste të tjera.

/lia Mihal Zaka