Me kontributin dhe interesimin personal të Kryepiskopit, Fortlumturisë së Tij, Anastasit dhe ndihmën e motrës Filothei, kohët e fundit në Durrës filloi të funksionojë një kopësht fëmijësh, i cili mban emrin “Hyrja e Shën Marisë në tempull”. Kopshti ka një program bashkëkohor edukimi për fëmijët dhe hapësira e pajisje të bollshme për lojërat e tyre.
Shpenzimet për ngritjen e tij arritën rreth 2 milionë lekë dhe frekuentohet aktualisht nga 50 të vegjël, nga mosha 4-6 vjeç, pa dallim besimi. Në të ardhmen numri i fëmijëve që e kalojnë ditën në kopësht do arrijë në 100 dhe mendohet që të ketë edhe shtime të tjera, sipas mundësive.
Korresp i “Ngjalljes”