Durimi
Flet një ushtar i plagosur
Një ditë pas ndërrimit të plagës, me dhimbje të madha të ushtarit të plagosur, infermierja i tha: Këtë provë e lejoi Perëndia. Pranoje me gjithë shpirt e me durim dhe do të ndjesh lehtësi.
Me hirin e Perëndisë kjo bëhet, u përgjigj ai, me buzëqeshje. Ka disa kohë që dëgjova një predikim, që më bëri përshtypje të madhe. Në veçanti më mbetën të gërvishura thellë brenda meje këto fjalë: “Në qoftë se pranoni me durim e me trimëri një provë, një fatkeqësi, një kryq, si të dërguar nga Perëndia, kjo ngarkesë do t’ju duket e lehtë. Nuk do ta ngrini ju kryqin, por Ai do t’u ngrerë juve bashkë me të”. E pranoj se kjo m’u duk e vështirë. Por e pranova dhe e pashë në faktet, se kishte shumë të drejtë predikuesi. Kur më vonë u shpall lufta e bërë këtë lutje dhe përsëris dendur: “O Perëndia im, ja një kryq. Por nuk më trondit. Do mundohem ta ngre me trimëri shpirtërore. Unë do të bëj çfarëdo që të mundem dhe Ti, o Zot, do të plotësosh atë që mungon”. Ju siguroj se ky kryq, kurrë nuk ishte i rëndë, megjithëse hasa vështirësi të mëdha. E kuptoni, se nuk është aspak e kënaqshme të bjerë shi, të bjerë borë, dhe të luftosh. Dhe, megjithkëtë, në çastet më të vështira, provoja një gëzim të patreguar në thellësi të shpirtit tim. Ndjeja të jetë pranë meje Perëndia dhe të ngrerë kryqin tim.
I përktheu: Petro Xhuveli