EmailFacebookKontakt

Duke vështruar dhe duke marrë fuqi nga Kryqi i Krishtit

“Duke vështruar dhe duke marrë fuqi nga Kryqi i Krishtit”
– FORTLUMTURISE SE TIJ, PROF. DR. ANASTASIT, IAKORDOHET KRYQI I MADH I URDHRIT TE NDERIT –
Në fotot: Çaste nga cereinonia e dorëzimit të Kryqit të Madh
President! i Republikës së
Greqisë, z. Konstantinos Stefa-
nopulos, i akordoi Fortlumtu-
risë së Tij, Kryepiskopit të Ti-
ranës dhe të gjithë Shqipërisë,
Prof. Dr. Anastasit, Kryqin e
Madh të Urdhrit të Nderit, për
dhiakoninë kishtare dhe kon-
tributin shkencor të deritani-
shëm. Me këtë rast, Ambasado-
ri i Republikës së Greqisë në Ti-
ranë, zoti Prevedurakis, organi-
zoi në rezidencën e tij një cere-
moni dorëzimi të thjeshtë dhe
miqësore. E nderuan këtë cere-
moni me praninë e tyre Presi­
dent! i Republikës, z. Rexhep
Meidani, Ministri i Shtetit, z.
Kastriot Islami, ministri i Pu-
nëve të Jashtme, z. Paskal Mi­
lo, ministri i Arsimit, Z. Ethem
Ruka, ministri i Shëndetësisë,
z. Leonard Solis, Kryetari i
Partisë së Bashkimit për të
Drejtat e Njeriut, z. Vasil Melo,
Ambasadorët e SHBA, Rusi-
së,Gjermanisë dhe përfaqësues
të tjerë të Trupit Diplomatik,
deputetë, profesorë, si dhe një
përfaqësi nga Kryepiskopata e
Kishës Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë etj.
Në fjalën përshëndetëse, am-
basadori i Greqisë, z. Prevedu­
rakis, foli për jetën e aktivitetin
e Kryepiskopit Anastas, duke
vlerësuar lart veprën kishtare
si në Greqi, ashtu dhe jashtë saj
e veçanërisht nënvizoi veprën
e tij ekumenike hierapostolike.
Një vend të veçantë në përshë-
ndetjen e tij, z. Prevedurakis ia
kushtoi kontributit shkencor të
( vijon në faqen 12)

(uLjon nga faqja 1)
Kryepiskopit Anastas, duke iu
referuar si botimit të shumë li-
brave, ashtu dhe kontributit të
tij si akademik. Gjithashtu, u
vunë në dukje titujt e shumtë
“Dr. honoris causa”, dhënë
Fortlumturisë së Tij nga unive-
rsitete të ndryshme të botës.
Më pas ai përmendi punën e pa-
lodhur të Kryepiskopit në Shqi-
përi, për rimëkëmbjen nga gë-
rmadhat të Kishës sonë Ortho-
dhokse Autoqefale, duke ndë-
rtuar nga themelet, restauruar
e riparuar shumë kisha e ma-
nastire, si dhe përpjekjet e
Fortlumturisë së Tij për për-
gatitjen e brezit të ri të klerikë-
ve vendas.
Nga ana tij, Kryepiskopi i
shprehu Presidentit Meidani
falenderimet e sinqerta për
nderin e pranisë së tij fisnike
në ceremoninë e thjeshtë, si dhe
ambasadorin e Greqisë për or-
ganizimin e saj me aq përku-
jdesje dhe fisnikëri. Ai shprehu
mirënjohjen e përzemërt ndaj
Presidentit të Greqisë, z. Stefa-
nopulos për akordimin e Kryqit
të Madh të Urdhrit të Nderit.
“Kryqi përbën gjithnjë simbolin
udhërrëfyes të jetës së çdo të
krishteri dhe veçanërisht të
klerikut”, tha Prof.Dr. Anastasi.
“Madje dhe një akordim kaq
zyrtar i këtij Simboh të madh,
nuk është vetëm nder, por është
edhe një kujtesë e re e detyrimit
për të vazhduar rrugën tonë,
duke vështruar drejt Kryqit të
Krishtit dhe duke marrë fuqi
nga ai”, tha më pas Kryepisko­
pi, duke nënvizuar se “Kryqi na
nxit në mënyrë mistike, që të
shtojmë dashurinë tonë për Pe-
rëndinë dhe për çdo njeri, pa
asnjë dallim, duke iu bindur me
gjithë shpirt vullnetit të Pe-
rëndisë, sado kërkues që të jetë
ky vullnet i perëndishëm”. Du­
ke përfunduar, Fortlumturia e
Tij tha: “Le të urojmë që drita e
Kryqit, drita e dashurisë së fli-
juar, të na ndriçojë të gjithëve
mendimet dhe veprimet”.
Në vazhdim, Ministri i Shte-
tit, z. Kastriot Island, lexoi një
mesash urimi të Kryeministrit
z. Fatos Nano, ku, midis të tje-
rash, thuhej: “Kam admirimin
më të lartë për kontributin Tuaj
të jashtzakonshëm për ringja-
lljen dhe forcimin e Kishës Or-
thodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë dhe dhe aktivitetin Tuaj
sinjifikativ në fushat akademi-
ke, sociale dhe humanitare… Ju
jeni i vlerësuar dhe i nderuar
jo vetëm nga Komuniteti Or-
thodhoks shqiptar, por edhe
nga i gjithë populli shqiptar,
dhe ne besojmë se përpjekjet
Tuaja për paqe, dashuri dhe
bashkim midis shqiptarëve nuk
kanë për të pushuar…”
Më pas, në një atmosferë të
ngrohtë, z. Prevedurakis, i do-
rëzoi Kryepiskopit Anastas
dekoratën e lartë të Kryqit të
Madh.