EmailFacebookKontakt

Duke u lëpirë…

Një herë një kërmill u ngjit në majën më të lartë të një shkëmbi. E pa një shqiponjë dhe u çudit. Si është e mundur, që një kërmill të ngjitet kaq lart? Dhe kërmilli iu përgjigj: “Duke u jargavitur dhe duke u lëpirë pas shkëmbit”.

Në ditët që jetojmë vëmë re shpesh disa kërminj (njerëz të paaftë), që të ngjiten në majat e larta, në poste, vetëm duke u lëpirë e servilosur. Dhe të vjen keq kur shikon të tjerë “me vështrim shqiponje”, të zhgënjyer dhe të mënjanuar…