EmailFacebookKontakt

Duke shfaqur dashurinë e Krishtit tek njerëzit në nevojë

Edhe këtë vit, në vazhdën e kontributit që jep Kisha jonë për ko- munitetin, gjatë periudhës së festi- mit të Krishtlindjeve u shpëmdanë ndihma humanitare për njerëzit në nevojë nëpërmjet Zyrës së Grave në dioqezën e Tiranës.

Duke u frymëzuar nga dashuria e madhe që përcjell kjo festë, gratë orthodhokse përcjellin tek njerëzit me probleme të theksuara sociale gëzimin e Lindjes së Zotit Jisu Krisht, duke iu ardhur në ndihmë me ush- qime, veshmbathje dhe ndihma mo- netare.

Në këtë program humanitar, gjatë periudhës së Krishtlindjeve, një ndihmë të konsiderueshme ka dhënë Kryepiskopi Anastas, duke dhuruar 100.000 lekë. Gjithashtu vlen të përmendet edhe kontributi i donatorëve 170.000 lekë.

Ndihmat u shpërndanë për ata njerëz të cilët jetojnë në kushte shu- më të vështira, për familjet e varfra me shumë fëmijë, për jetimët, të moshuarit, gratë e veja, si dhe nje- rëzit me probleme mendore.

“Konkretisht ne i ndihmojmë këta njerëz me ushqime, veshmba

thje, ndihmë monetare etj., në për- puthje me nevojat e tyre më emer- gjente, si p.sh. për të paguar qiranë e shtëpisë, për të kryer një opera- cion ose për të blerë ilaçe për një sëmundje të rëndë e të vazhdue- shme, etj. Ka gjithashtu shumë nje- rëz që janë braktisur nga të afërmit e tyre dhe nuk kanë vend ku të ka- lojnë ditët e ftohta të dimrit. Ka fë- mijë jetimë të varfër, që presin të mbajnë në dorë lodrat e Krishtli- ndjes. Ka të tjerë që janë të moshu-

ar e të vetmuar e presin të hapet dera e të dëgjojnë me mall urimin e ngrohtë “Gëzuar Krishtlindjet!”. Të gjithë këta e shumë të tjerë i ftojmë që të qetësojnë shpirtrat e tyre dhe të marrin pjesë në gëzimin e festave të shenjta dhe i premtoj- më se Kisha do t’i ndodhet gjithmo- në pranë”, – tha përgjegjësja e Zy- rës së Grave, znj. Rajmonda Shqevi.

Gjithashtu gjatë kësaj kohe janë shpërndarë edhe karroca për inva- lidët në Tiranë. Kjo kategori ka qe-

në gjithmonë e mbështetur nga Kisha dhe këtë vit u shpërndanë për ta 50 karroca dhe këtë ndihmë ata e vlerësuan shumë duke lavdëruar emrin e Perëndisë.

Gratë orthodhokse bënë vizita edhe tek të sëmurët dhe lypësit duke i ndihmuar ata e duke i përfshirë në gëzimin e Kishës. Njëkohësisht duke bashkëpunuar edhe me etërit shpirtërorë dhe priftërinjtë disa prej besimtarëve me probleme fizike iu çua edhe Kungata e Shenjtë, në mënyrë që ata të merrnin trupin dhe gjakun e Krishtit duke takuar Krishtin e gjallë në zemrat e tyre.

Bashkë me mesazhin e gëzuar të Krishtlindjeve, gratë orthodhokse iu drejtohen të gjithë besimtarëve dhe njerëzve të tjerë, të cilët kanë dëshirën e madhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, të përfshihen në këtë nismë të madhe të Kishës, që është e vazhdueshme, duke dhënë një kontribut sado të vogël në forma të ndryshme. Kështu gëzimi i fe- stës do të shumëfishohet dhe poro- sia e Zotit “të duam të afërmit si veten tonë”, do të gjejë shprehje më konkrete.

Duke shfaqur dashurinë e Krishtit tek njerëzit në nevojë
Edhe këtë vit, në vazhdën e
kontributit që jep Kisha jonë për ko-
munitetin, gjatë periudhës së festi-
mit të Krishtlindjeve u shpëmdanë
ndihma humanitare për njerëzit në
nevojë nëpërmjet Zyrës së Grave
në dioqezën e Tiranës.
Duke u frymëzuar nga dashuria
e madhe që përcjell kjo festë, gratë
orthodhokse përcjellin tek njerëzit
me probleme të theksuara sociale
gëzimin e Lindjes së Zotit Jisu Krisht,
duke iu ardhur në ndihmë me ush-
qime, veshmbathje dhe ndihma mo-
netare.
Në këtë program humanitar,
gjatë periudhës së Krishtlindjeve,
një ndihmë të konsiderueshme ka
dhënë Kryepiskopi Anastas, duke
dhuruar 100.000 lekë. Gjithashtu
vlen të përmendet edhe kontributi
i donatorëve 170.000 lekë.
Ndihmat u shpërndanë për ata
njerëz të cilët jetojnë në kushte shu-
më të vështira, për familjet e varfra
me shumë fëmijë, për jetimët, të
moshuarit, gratë e veja, si dhe nje-
rëzit me probleme mendore.
“Konkretisht ne i ndihmojmë
këta njerëz me ushqime, veshmba ­
thje, ndihmë monetare etj., në për-
puthje me nevojat e tyre më emer-
gjente, si p.sh. për të paguar qiranë
e shtëpisë, për të kryer një opera-
cion ose për të blerë ilaçe për një
sëmundje të rëndë e të vazhdue-
shme, etj. Ka gjithashtu shumë nje-
rëz që janë braktisur nga të afërmit
e tyre dhe nuk kanë vend ku të ka-
lojnë ditët e ftohta të dimrit. Ka fë-
mijë jetimë të varfër, që presin të
mbajnë në dorë lodrat e Krishtli-
ndjes. Ka të tjerë që janë të moshu-
Gratë duke përgatitur dhuratat për Krishtlindjet.
ar e të vetmuar e presin të hapet
dera e të dëgjojnë me mall urimin
e ngrohtë “Gëzuar Krishtlindjet!”.
Të gjithë këta e shumë të tjerë i
ftojmë që të qetësojnë shpirtrat e
tyre dhe të marrin pjesë në gëzimin
e festave të shenjta dhe i premtoj-
më se Kisha do t’i ndodhet gjithmo-
në pranë”, – tha përgjegjësja e Zy-
rës së Grave, znj. Rajmonda Shqevi.
Gjithashtu gjatë kësaj kohe janë
shpërndarë edhe karroca për inva-
lidët në Tiranë. Kjo kategori ka qe-
në gjithmonë e mbështetur nga Ki­
sha dhe këtë vit u shpërndanë për
ta 50 karroca dhe këtë ndihmë ata
e vlerësuan shumë duke lavdëruar
emrin e Perëndisë.
Gratë orthodhokse bënë vizita
edhe tek të sëmurët dhe lypësit du­
ke i ndihmuar ata e duke i përfshirë
në gëzimin e Kishës. Njëkohësisht
duke bashkëpunuar edhe me etërit
shpirtërorë dhe priftërinjtë disa prej
besimtarëve me probleme fizike iu
çua edhe Kungata e Shenjtë, në
mënyrë që ata të merrnin trupin dhe
gjakun e Krishtit duke takuar
Krishtin e gjallë në zemrat e tyre.
Bashkë me mesazhin e gëzuar
të Krishtlindjeve, gratë orthodhokse
iu drejtohen të gjithë besimtarëve
dhe njerëzve të tjerë, të cilët kanë
dëshirën e madhe për të ndihmuar
njerëzit në nevojë, të përfshihen në
këtë nismë të madhe të Kishës, që
është e vazhdueshme, duke dhënë
një kontribut sado të vogël në forma
të ndryshme. Kështu gëzimi i fe-
stës do të shumëfishohet dhe poro-
sia e Zotit “të duam të afërmit si
veten tonë”, do të gjejë shprehje
më konkrete.