EmailFacebookKontakt

Duke shëruar plagët…

Nevoja për një “teologji shërimi” ishte tema qendrore e takimit të fundit ndërkombëtar
midis grave Orthodhokse dhe nga tradita të tjera.

D

rejtimi i gruas në jetën e Kishës – në admini- stratë ose kujdes social – nuk duhet “kuptuar si kërkim fuqie dhe prestigji, por si zotim i thellë i dashurisë dhe shërbimit që i përgjigjet dashurisë sakrifikuese të Krishtit”, cituan pjesëma- rrësit në Konsultimin Teo- logjik nga datat 8 -12 korrik, në Shën Vlash, Durrës. Ta- kimi u zhvillua në mjediset e Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”.

Pjesëmarrësit në takimet e tyre sugjeruan të shohin zotimin e grave si “shërim i të gjitha plagëve të njerëz-

ve, veçanërisht të abuzuarve, të dhunuarve, viktimave të varfërisë dhe të njerëzve të tjerë të harruar nga shoqëria, ku gratë dhe fëmijët janë më të shumtë në numër.”

Një teologji shërimi që-

ndron në faktin se “shërimi është një dhuratë nga Perë- ndia i Mishëruar, i Kryqë- zuar dhe i Ngjallur për gjithë krijimin”. Ky shërim “është shprehur në një mënyrë kon- krete në përditshmërinë to-

në në të gjitha nevojat e fu- shave sociale, me të cilat komunitetet e krishtera për- ballen shpesh”.

Njëzet e tre Orthodhok- së, Romanë Katolikë, Angli- kanë, Protestantë dhe Pen- tikostë, burra dhe gra nga Afrika, Azia, Evropa, Lindja e Mesme, Amerika Lindore dhe Jugore ndoqën këtë ta- kim, mikpritësi i të cilit ishte Kisha Orthodhokse Auto- qefale e Shqipërisë.

Ky takim ishte një vazh- dim i një serie takimesh kon- sultative të grave ndër -Ortho- dhokse mbi rolin e grave në

Kishë, e cila e ka zanafillën e saj në vitin 1976.

Këshilli Botëror i Kisha- ve ka në përbërjen e vet 347 kisha anëtare, nga më shu- më se 100 shtete (Kishat Protestante e Orthodhokse, ndërsa Kisha Katolike është me statusin e vëzhguesit). Kisha Orthodhokse Autoqe- fale e Shqipërisë është anë- tare e WCC nga janari i vitit 1994. Kryepiskopi Anastas është një prej presidentëve të këtij organizmi.

Korresp. i Ngjalljes Për më tepër informacion mund të shikoni: www.oikoumene.org/