EmailFacebookKontakt

Duke përçuar dritën, të vërtetën dhe dashurinë e Krishtit mes të burgosurve

Duke përçuar dritën, të vërtetën
dke dashurinë e Krishtit mes të
burgosurve
– Nisën përsëri edhe këtë fillim uiti vizitat e takimet
me të dënuarit e Institutit të Riedukimit Nr. 325 –
Grupi vizitor përbëhet nga
dy klerikë, të rinj e të reja të
Rinisë Orthodhokse të Kishës
sonë, disa gra të grupit të
Grave dhe zonja Dhimitra.
(Në këtë grup do të bashko-
hen gjithashtu edhe Maria e
Çarli – çifti misonar amerikan
pranë Kishës sonë).
Gjatë këtyre dy muajve,
takimet e bisedat në repartin e
burrave (me përafërsi 150
veta), janë zhvilluar kryesisht
individuale ose në grupe.
At Aleksi dhe At Josifi, të
shoqëruar nga të rinjtë

Theodhor Bendo dhe Aleksa-
ndër Dimroçi, kanë përçuar
dritën, të vërtetën dhe dashu-
rinë e Krishtit mes të burgo­
surve.
Me thjeshtësi e dhembshuri
ata kanë dëgjuar e pritur
problemet e shqetësimet e tyre
dhe me fjalë ngushëlluese janë
përpjekur të lehtësojnë zemrat
e tyre.
Një ilaç shërues për gjen-
djen e stresuar të të burgosurve
është dëgjimi i leximit të
Ungjillit.
Por njëkohësisht nuk kanë

mbetur jashtë vëmendjes edhe
problemet e tyre, kështu tek të
dënuarit meshkuj janë konsta-
tuar miproblemet e shikimit
dhe rreth 40 vetë kanë nevojë
për syze optike. Disa të tjerë të
moshuar e të varfër s’kanë as
të afërm për t’i vizituar. Ndaj
ata kanë nevojë për ushqime,
këpucë, veshmbathje etj.
Për të zgjidhur këto vështi-
rësi, Fortlumturia e Tij, Krye-
piskopi Anastas, gjithmonë si
një At i dhembshur e zemër-
gjerë, dhuron çdo muaj një fond
ndihme prej 50. mijë lekësh.
Gjatë muajit shkurt, një
pjesë e këtij fondi u përdor për
të paguar energjinë elektrike
për 3 muaj, të 42 grave të
dënuara.
Takimet në repartin e grave
zhvillohen kolektive dhe
individuale. Dhoma e “pritjes”
është e zbukuruar me ikona
dhe piktura e punime dore të
grave të dënuara. Ajo është e
pajisur edhe me këndin e lutjes
dhe me një bibliotekë të pasur
me libra artistikë e fetarë.
Temat e bisedat tona mbi
Ungjillin kanë mbushur
zemrat e të dënuarave me
ndjenjën e paqes e dashurisë
për Perëndinë. Në disa mësime
shumë prej tyre derdhin pa
reshtur lot. Duket se zëri i
Krishtit depërton si një teh i
mprehtë direkt në plagën e tyre
dhe ngacmon shpirtin për një
pendesë shpëtonjëse.
Çdo javë ne shohim ngritje
të gjendjes së tyre shpirtërore

dhe shpresojmë e lutemi që një
ditë të gjithë ata të fillojnë një
jetë të re, të mbushur plot
ngrohtësi e dashuri për
njerëzit dhe të shijojnë
gëzimin e madh që të jep në
shpirt Bindja ndaj Fjalës së
Perëndisë.
Raimonda Shqevi