EmailFacebookKontakt

Duke marrë shkas nga kjo ndodhi, kujtojmë edhe një herë se…

Duke marrë shkas nga kjo ndodhi, kujtojmë edhe një herë se:

– Nikolla Marku nuk konsiderohet dhe nuk pranohet si klerik, jo vetëm nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, por as edhe nga asnjë Kishë kanonike Orthodhokse e botës.

– Çdo shërbesë fetare e kryer prej tij është e pavlefshme për Kishën Orthodhokse. Domethënë, është njësoj sikur të jetë kryer nga një laik i çfarëdoshëm.

– Si rrjedhojë, edhe misteret që janë kryer ose do të kryhen prej tij quhen të paqena, sikur nuk janë bërë si për Kishën tonë, ashtu edhe për çdo kishë tjetër orthodhokse. Pra, për shembull, nëse dikush, nga padija ose me ndërgjegje pagëzohet nga Marku, atij, në asnjë rast dhe nga asnjë Kishë Orthodhokse, nuk do t’i njihet i kryer ky mister dhe në qoftë se do të kërkojë të martohet si i krishterë orthodhoks do t’i duhet të kryejë më parë pagëzimin kanonik (siç edhe ka ndodhur në disa raste, kur janë pagëzuar përsëri kanonikisht dhe vetëm pas kësaj kanë kryer shërbesën e martesës). Apo nëse dikush martohet nga N. Marku, për Kishën Orthodhokse kjo shërbesë konsiderohet e pakryer dhe duhet ribërë etj.

– N. Marku nuk ka asnjë të drejtë fetare dhe ligjore të përfaqësojë Komunitetin Orthodhoks dhe, siç e kemi përmendur, nuk njihet ndonjë e drejtë e tillë as nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, as nga Shteti Shqiptar, as nga komunitetet e tjera fetare të vendit. Kështu që, nëse ai do të ftohet apo do të trajtohet zyrtarisht nga ndonjë subjekt politik a fetar, kjo do të konsiderohet si denigrim dhe diskriminim ndaj Komunitetit Orthodhoks të Shqipërisë dhe do të ketë konseguencat që rrjedhin.