EmailFacebookKontakt

Duke lexuar librin “Bariu i mirë” (Episkop Kozmai)

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka historinë e saj të pasur. Kjo histori që në dukje për- faqësohet me objekte kulti, arki- tekturën, ikonografnë, afresket, pronat etj., ka në qendër të saj epi- skopë dhe etër, të cilët e trashë- gojnë atë nga brezi në brez. Njërin prej këtyre e gjejmë të përshkruar me dashuri e respekt në librin, “Bariu i mirë” (Episkop Kozmai). Tek fëmijëria e tij sheh vizionin e madh të njeriut për t’u shkolluar me sakrifica, pasi vetëm kështu mund të bëhesh dikush që mund t’u shërbesh të tjerëve. Rruga nga Bestrova për në Nartë, ku ai kreu shkollën fillore, vlen ta kujtosh për trastën e leshit ku mbante librat e fletoret, opingat e shqyera mbu- shur me baltë, po edhe zbathur. Ai do t’ia dilte mbanë pasi rrahjet e

kambanës e ftonin të emocionuar përpara kishës për të bërë kryqin dhe dëgjuar liturgjinë. Historia e tij me Kishën dhe përpjekjet e më- vonshme për t’i shërbyer asaj nisin kur atij i ra në dorë libri i Dhiatës së Re. Tashmë ai kishte mësuar të lexonte dhe “ky libër u bë bashku- dhëtar i jetës së tij, tani e ndiente Jisu Krishtin, po e prekte me dorë.” Leximi i Dhiatës së Re bën që Episkop Kozmai të mendojë e jetojë ndryshe. Jeta me punët e përdit- shme ishte mbijetesë, kurse shpirti jeton jo vetëm brenda tij, por e çon atë në qiell të flasë me etërit, me Perëndinë. Frymëzuesi i tij ishte Jisu Krishti, të cilin nuk e ndau nga vetja kurrë dhe si Ai filloi t’u flasë bashkëfshatarëve të tij për Perë- ndinë si krijues i gjithësisë. Ky përkushtim u vlerësua nga besim- tarët dhe si rrjedhojë ai u hirotonis dhe hyri në radhën e klerikëve. Kë- shtu atij iu plotësua edhe ëndrra për t’u bërë prift.

Një tjetër moment interesant në këtë libër është dhe trajtimi i mby- lljes së kishave. Për një çast u duk se bota u shemb dhe njerëzit s’me- rrnin më frymë. Shteti komunist shqiptar, i cili kishte bërë të gjitha eksperimentet fizike me njerëzit e vet bëri edhe të fundit, provoi t’u heqë edhe shpirtin për të parë nëse do të mund të mbijetonin. “O Zot, profetët e tu i vranë dhe altarët e tu i prishën dhe unë mbeta i vetëm,

dhe ata kërkojnë jetën time”. Ky varg por dhe shumë të tjerë lidhin natyrshëm momentet e vështira të jetës së Episkopit me ato çka për- shkruhen në Shkrimin e Shenjtë. Procesverbali i kishës “Pesë Marti- rët” për materialet e kishës dorëzu- ar njerëzve të pushtetit është interesant, që ndoshta edhe sot duhet marrë si shembull korrektësie. Ba- shkë me materialet e kishës, Episkop Kozmait i dukej sikur po do- rëzonte shpirtin e tij. Ai qëndroi rreth një vit i mbyllur brenda pa hequr rason dhe mjekrën. Shpirti i Shenjtë vjen, futet brenda tij, e zgjon dhe i thotë se ky tërmet komunist ka rënë vetëm në Shqipëri dhe se një ditë do të bjerë mbi ko- munizmin dhe kishat do të hapen përsëri. Ndaj, Episkop Kozmai i mbushur me optimizëm ndezi qiri- rin për të mos e fikur kurrë pavarë- sisht nga furtunat që do të frynin. Ashtu si maratonomaku ai vendosi të rendë e të vrapojë për të çuar flakën e qiririt të ndezur deri në destinacionin e duhur, deri në ditën kur do të hapeshin kishat.

Dialogjet e cituara aq bukur na çojnë tek besimtarët e Dhërmiut. Këta njerëz duket se kanë qenë mbështetësit kryesorë në ato vite për Episkop Kozmanë. Flaka e qiririt vazhdon e ndezur të ngrohë zemrat e atyre që e donin dhe të verbonte ata që përpiqeshin ta shuanin. Këshillat e tij të mençura tashmë u bënë udhërrëfyese për besimtarë të shumtë. Vitet kalonin duke gdhendur portretin e tij iko- nografik, ku flaka e qiririt zbulonte detajet e këtij portreti, ku rrudhat zgjateshin duke u bërë një me mjekrën. Balli i lartë, sytë e futura thellë shikonin larg por edhe afër ditën e shumëpritur kur kishat do të hapeshin për të ndezur qirinjtë e shumtë nga flaka e pashuar prej 23 vjetësh. Ajo ditë erdhi, për të ishte e gëzuar, por jo e papritur, ve- tëm se i lirë veshi rason dhe krejt natyrshëm vazhdoi meshimin në kishat e rrënuara jo vetëm në Vlo- rë, por edhe në rrethe të tjera.

Me respekt

Paskal Kota, mësues Selenicë