EmailFacebookKontakt

Duka Rrobaqepësi

DUKA RROBAQEPESI
(24 Prill)
E kaloi në dlirësi Josifin e
tërëmirë, sepse ai në fund u vra.
Ka lindur në ishullin Mitilini,
përballë bregdetit verilindor të
Azisë së Vogël dhe u martirizua më
24 Prill 1564 në Kostandinopojë, ku
ishte vendosur në moshë të re. Si
rrobaqepës që ishte, futej në palla-
tet e agallarëve dhe qepte rrobat e
tyre. Në lule të moshës dhe i bukur,
ndërkohë i paprekshëm dhe si dia-
mant nga ana morale, kishte nde-
zur një herë padashur një dëshirë
të turpshme tek një zonjë tepër e
njohur, por pa pengesa morale.
Kështu ajo filloi t’i falte dhurata dhe
iu hap me “fjalë demoniake dhe
erotike”. I bekuari nuk shkoi më në
pallatin e pasur të saj, megjithëse
ajo si e çmendur i dërgonte mesazhe
dhe e ftonte. E skllavëruar nga
pasioni, ajo shkoi vetë në puni-
shten e tij e luti dhe frikësoi: “Burri
im s’është, ka shkuar në luftë dhe
nuk dihet në do kthehet; nëse ti
ndërron besën, do të martohem me
ty; por dhe nëse kthehet, do të jesh

i pari i pallatit tim. Qoftë edhe sikur
të mbetesh i krishterë, mjafton që
të vish herë pas here; në të kundërt,
ti do humbasësh jetën tënde”.
Ndërkohë, pasioni qiellor fitoi mbi
atë të dheshëm dhe Duka mbeti
plotësisht indiferent. Ajo i dërgoi
mesazhe prapë, por pa rezultat,
kështu ajo u bezdis. Dashuria e saj
atëherë u kthye në urrejtje dhe e
akuzoi tek veziri, duke i thënë gjërat
së prapi: “Rrobaqepësi ynë guxoi të
më bëjë propozime të turpshme. E
rraha dhe iku, por dua ta kapësh
dhe ta vrasësh”. Ai ia premtoi për
hir të familjes shumë të njohur të
saj. Urdhëroi dhe ia sollën, atëherë
e pyeti se çfarë urdhëronte që të
bëhej. I kërkoi që ose t’i ndërronte
besimin ose të vihej në çengela
(ganxha me maja të drejta, mbi të
cilat hidhnin të dënuarin ku aty
mbërthehej). Mbasi e torturuan
shumë martirin e ri, e rropën të
gjallë dhe lëkurën ia hodhën në det.
Në fund e hodhën në çengela dhe
kështu mbaroi.
At Justini