Duhet të
mbetesh nxënës
gjithë jetën…
■Intervistë me Protopresv-
iter Jani Trebicka, Kryese-
kretar i Sinodit të Shenjtë, i
cili ishte hlerihu i parë që
hirotonisi në eitin 1991
Eksarku i Patrikanës Eku-
menike, Imzot Anastasi –
– Sl e njohët dhe cilat ishin
kontaktet tuaja të para me
Kryepiskopin?
– Ndodhi në fillim të majit
1991. Në prill, kisha shkuar me
dis a djem të tjerë në Kostur.
Synimi im ishte të mësoja për
t’u bërë prift. Kjo dëshirë më
kishte lindur pas rënies së
regjimit ateist dhe ishte e
përkrahur nga familja dhe të
njohurit e mi.
Gjatë periudhës që isha në
Kostur, episkopi Grigor kishte
komunikuar me Imzot Anasta-
sin, që ishte caktuar si Eksark
i Patrikanës Ekumenike dhe ai
kërkoi të na njihte. Shkuam në
Athinë, së bashku me z. Sotir
Bambuli dhe të birin. U ta-
kuam me Kryepiskopin dhe të
nesërmen morëm pjesë në Li-
turgjinë Hyjnore, në një kishë
kushtuar Kryqit të Nderuar, e
cila u drejtua nga ai.
Pastaj, pasi bëra rrëfimin,
patëm një bisedë të gjatë.
Imzot Anastasi pa që diçka më
mundonte dhe më pyeti, dhe iu
përgjigja, se më shqetësonte fa-
kti se ku do mësoja. Në Korçë
kishim vetëm dy priftërinj në
moshë mjaft të shkuar dhe po
(Vijon në faqen 4)
(Vijon nga faqja 11)
t’i pyesja për diçka, përtonin të më
përgjigjeshin… Kryepiskopi më tha: “Biri
im, në qoftë se do mbetesh gjithmonë nxë-
nës, ke për të mësuar tërë jetën. Në se do
të bëhesh shumë shpejt profesor, she për të
mësuar asgjë. Unë vetë shkova nga Athina
në Afrikë, si episkop dhe profesor univer-
siteti dhe u ktheva që andej si nxënës…”.
U ktheva në Kostur me kurajon që ai
më dha dhe vazhdova të mësoja, duke
pasur parasysh, se Kryepiskopi më kishte
thënë se do të më dorëzonte dhjak.
-Ç’kujtoni nga ardhja e Imzot Anastasit në
Shqipëri?
Kisha një javë që isha kthyer dhe u
Duhet të mbetesh nxënës gjithë jetën…
bëmë një përfaqësi nga i gjithë vendi, që u
mblodhëm në Rinas, për të pritur Eksar
kun e Patrikanës Ekumenike. Ishte ditë e
bekuar, sepse pas një periudhe aq të gjatë
ateiste shkeli përsëri në vendin tonë këmba
e një episkopi..
E pritëm me shumë dashuri. Unë ki
sha lënë pak mjekrën dhe ai më tha, duke
pasur parasysh dorëzimin tim: “Biri im
qenke gati!”. Pastaj shkuam në kishën e
Evangjelizmoit në Tiranë, e cila ishte në
gjendje mjaft të keqe. Pas vitesh të tëra që
ishte përdorur si palestër, ishte e shka-
tërruar, me një ikonostas të sajuar, pa xha-
ma, me mbeturinat deri në dritare. Patëm
edhe një takim në Hotel Dajti, ku na dha ku-
rajo për të ardhmen e rindërtimit të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë…
– Kur u bë hirotonia juaj^
– Kryepiskopi erdhi në Korçë në fund
të korrikut, në datën 28. Në qytet u prit
me shumë madhështi. Gjëmonin kamba-
nat, gjithë njerëzit kishin dalë në sheshin
para mitropolisë, sepse nuk kishim ende
një kishë të përshtatshme. Kështu, u ven
dos që Liturgjia Hyjnore të kryhej në
Shkallët e Mitropolisë, ku u bë edhe do-
rëzimi im si dhjak.
I gjithë sheshi qe i mbushur me njerëz,
që rrinin në këmbë dhe dëgjonin Liturgjinë
e fjalët aq të dashura, që mund t’i thotë
vetëm një episkop: “O Zot, O Zot, shtjer syrin
prej qiellit edhe vështro, e rregullo, këtë
vresht, të cilin e ka mbjellur dora jote e
djathtë.”