EmailFacebookKontakt

Duhet arritur nje bashkepunim real…

Duhet arritur një bashkëpunim real…

Të nderuar të ftuar,
pedagogë dhe studentë!

…Është një gëzim i madh t’ju uroj mirëseardhjen në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në ambientin historik të Manastirit të hirshëm të Shën Viashit. Ky vend ka qenë i respektuar nga të gjithë shqiptarët, pa dallim feje, që krye- nin pelegrinazhet e tyre me shpre- sëtari duke kërkuar shërim dhe hir për plagët e shumëllojshme të jetës. Vrulli i ideologjisë antifetare nuk e la manastirin të paprekur. Në vi- tin 1991, me heqjenenenitkushte- tues ateist erdhi në Shqipëri Krye-

piskopi Anastas, i cili iu drejtua kodrës së Shën Viashit. Midis rrë- nimeve të manastirit dhe të Kishës së Shën Vlashit, ai u gjunjëzua duke iu lutur Perëndisë për ngjalljen e Kishës Orthodhokse në Shqipëri, për ripërtëritjen e besimit në këtë vend të mjeruar për dekada; i lutej Perëndisë t’i paraqiste njerëz të devotshëm, të denjë për shërbimin kishtar. Ishte pikërisht në këtë vend që Perëndia bekoi ringritjen e Manastirit bashkë me një shtesë, Aka- demind Teologjike, për përgatitjen shpirtërore, mendore, arsimore, sho- qërore, patriotike dhe psikologjike

të kuadrove që nevojlteshin për re- staurimin dhe mbarëvajtjen e besimit.

Kjo akademi, u themelua nga Kryepiskopi Anastas me ndihmën e paçmuar të teologëve të mbijetu- ar të vitit 1991, tëtë ndjerëveDhi- mitër Beduli dhe Theodor Papapa- vli, gjithashtu dhe me ndihmën e disa murgjve nga Mali Athos, që erdhën në këtë punë të shenjtë me gatishmërinë e tyre të nxitur nga da- shuria për Krishtin, për Kishën e tij të Shenjtë, por edhe, le të thekso- jmë, nga dashuria për popullin shqiptar. Gjatë historisë së saj 12-vjeçare (vijon nëfaqen 8)

Duhet arritur një bashkëpunim real…

(vijon ngafaqja 7)

kanë shërbyer edhe pedagogët misionarë të ardhur nga jashtë shtetit, që kanë punuar dhe po pu- nojnë dhe madje disa së bashku me familjet e tyre, për dobinë dhe hirin e Akademisë. Me keqardhje ju them se vetëm një misionar ka ardhur nga diaspora shqiptare e Amerikës për të ndihmuar Akademinë ose Kishën me një afat të gjatë. Misio- narët e huaj që kanë shërbyer dhe shërbejnë me ndershmëri, kanë fituar admirimin e studentëve, se- pse kanë treguar dashuri për Shqi- përinë dhe kanë dhënë kontributin e tyre maksimal me sakrifica dhe ndërgjegjshmëri.

Gjithashtu studentët e diplomu- ar shërbejnë sot në Kishë si priftë- rinj, katekistë dhe drejtues të shër- bimeve të ndryshme kishtare. Ve- çanërisht duhet vënë në dukje se disa nga studentët e diplomuar ka- në kryer studimet teologjike në universitetet evropiane dhe janë kthyer që të drejtojnë e të japin mësim në Akademi. Lejomëni të them se masa e suksesit është kur- doherë pikërisht kjo, kur studentët rikthehen në shkollën e tyre si pe- dagogë dhe profesorë, për të sigu- ruar vazhdimësinë e qëllimit të saj dhe rritjen e aftësive të saj në të ardhmen.

Kjo Akademi është e Shqipëri- së dhe në shërbim të Kishës Ortho- dhokse Autoqefale të Shqipërisë. Kjo Akademi është një nder i pazë- vendësueshëm për kombin dhe po- pullin shqiptar në përgjithësi dhe në veçanti për Kishën dhe besim- tarët Orthodhoksë.

Për saktësi, veprimtaria e sotme “Dita e tolerancës” ka pasojë edu- kative të cilësisë së parë, e cila nuk kufizohet vetëm në arritjet arsimo- re, por shtrihet në vlerat e përmbu- shjes së tyre, si përshembull: pa- qja, parimet e përbashkëta, të drej- tat e njeriut, demokracia, toleranca dhe mirëkuptimi i ndërsjelltë.

Ne besojmë se, edukimi i çdo qytetari vazhdon gjatë gjithë jetës së tij dhe ndërton shoqërinë civile brenda një kulture të civilizuar dhe unikale. Ky edukim kontribuon në mbrojtjen e të drejtave bazë të të gjithëve.

Kur një shoqëri pranon si një detyrë respektimin e zakoneve të ndryshme të popullit të saj, duke përfshirë edhe ato të besimit, qof- shin këto të maxhorancës apo të minorancës, atëherë kjo shoqëri gjen rrugën e dinjitetit të njeriut dhe dëshirën e vërtetë për bashkë- jetesë. Njëkohësisht kjo shoqëri i shmanget “politikës së identitetit” dhe pushton “politikën e interesit” dhe bazohet në dashamirësinë ndërmjet qytetarëve që pranojnë bashkëpunim dhe dialog midis bashkësive për të arritur mirëqe- nien e të gjithëve.

Për më tej, në këtë shoqëri zhvi- llohet një frymë e përbashkët e nje- rëzimit që kërkon përmirësimin e njerëzimit në përgjithësi. Fillon nga parimi i vlerës së paqes, së toleran- cës, së përgjegjësise për të gjetur zgji- dhjet e problemeve bashkëkohore. E domosdoshme është rivendosja e lidhjeve midis etikës dhe mirëqe- nies. Gjithashtu paraqitet marrë- dhënia e mirëdashjes njerëzore me dëshirën e të vepruarit drejtësisht.

Në kontekstin e Shqipërisë së sotme mund të konsiderojmë që feja është e ndërkëmbyeshme me kulturën. Shpeshherë kjo krijon një përshtypje të gabuar.

Ndërgjegjja e shqiptarit pranon larminë e vet në shumë fusha: vendbanimi, besimi, gjuhë, muzi- kë, kostume, etj. Toleranca dhe bashkëjetesa si parime pranojnë kuptimin e shumëllojshmërinë dhe udhëzojnë në zbatimin e drejtësisë, lirisë dhe demokracisë.

Komunitetet fetare gëzojnë një frymë të përbashkët tolerance, mi- rëkuptimi dhe bashkëjetese. Histo- ria dëshmon për këtë fenomen që bota e çmon. Por a na mjafton kaq? Si është e mundur që bashkësitë fetare të kenë një bashkëpunim real? Flasin me një zë kur kërcëno- hen nderi apo të drejtat e njërit prej tyre? Ofendimet, padrejtësitë, fy- erjet, vjedhjet dhe grabitjet e mo- numenteve fetare, dëmtimet, shpif- jet, akuzat dhe lajmet e rreme nuk kanë bërë që të dëgjohet asnjë zë nga fetarët apo politikanët.

Toleranca fetare nuk është një perde mbrapa së cilës fshihemi. Toleranca nuk është pasive, por duhet të bëhet veprimprurëse që vër- teton se këtu në Shqipëri dhimbja e një bashkësie është dhimbje e të gjithëve. Padrejtësia e bërë në ku- rriz të një bashkësie është padrejtë- si për të gjithë.

Në dialogun ndërfetar le të dis- kutohet, jo sharje dhe kritika, por mënyra e harmonisë midis komu-

niteteve dhe bashkëpunimi për hir të të gjithëve.

Po e mbyll këtë mesazh përshë- ndetjeje duke cituar mendimin e Fortlumturisë sëTij ImzotAnastasit, i cili thotë: “A duhet të bashkëpu- nojmë me persona që vijnë nga be- sime dhe ideologji të tjera?

Kur qëllimi është t’i shërbejmë gjithë familjes njerëzore duke nxitur drejtësinë, barazinë, lirinë, respektin për personalitetin njerë- zor, paqen dhe mirëqenien e popullit dhe kombit të dikujt, përgjigjja jonë duhet të jetë qartazi ‘Po’.”

Le të jetë ky citim përshëndetja dhe bekimi i Kryepiskopit për ne në këtë “Ditë të Tolerancës”. Fa- leminderit!

Fjalim i Hirësisë së Tij, Imzot Ilias, mbajtur më 15 janar 2005 në aktivitetin “Dita e Tolerancës”, në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”