Jemi një grup ish-bashkëstudentësh
me Nikolla Markun. Lexuam artikullin
e dt. 18 mars 1998, botuar në gazetën
“Dita Informacion”: “Unë, armiku i Ja-
nullatosit” dhe, për hir të së vërtetës, ve-
ndosëm të shkruajmë edhe ne.
E njohim Nikolla Markun që në
qershor të vitit 1991, kur një grup be-
simtarësh shkuam në Kostur, me dë-
shirën e mirë për t’i shërbyer Zotit, që të
mësonim për t’u bërë klerikë të KOASH.
Atje ndenjëm vetëm një muaj.
Por, N. Marku kish ardhur me tjetër
qëllim. Ai, sa erdhi, kërkoi punë dhe,
duke qenë se s’gjeti, vendosi të kthehej
në Shqipëri. Dhe, me dëshirën për të mos
u kthyer “duarbosh”, mori disa “kujtime”
nga shtëpitë ku nuk banonin njerëz rreth
Mitropolisë se Kosturit.
Sa për trillimet e tij me fotografinë e
Imzot Fan Nolit, i sqarojmë lexuesit, se
jo vetëm që nuk e ka pasur me vete në
Kostur, per zor do ta njihte Nolin edhe
po ta shihte në fotografi.
Dhe kështu, me një kamion të
mbushur me rroba, u kthye një ditë në
Elbasanin e tij…
I ëmbëlsuar nga Kosturi; vendosi të
mos i ndahej kishës dhe kështu, në mars
të vitit 1992 erdhi në seminarin e porsa
hapur, në një hotel në plazhin e Durrësit.
Por, që në fillim Nikolla nisi të ankohej
për lagështirën e plazhit, se kishte azmë,
dhe kështu, filloi të vinte në seminar
vetëm dy ditë në javë.
Edhe atu u pa dy herë duke marrë
“kujtime”, si ato të Kosturit dhe të dy he-
rët u fal. Por, a e kuptonte faljen një njeri
si ai?! Megjithë këto sjellje, nuk ngurroi
të kërkonte dhe, madje, bëri çmos, që të
dorëzohej prift nga Kryepiskopi Anastas.
Për të arritur këtë, solli disa herë në
Tiranë një grup miqsh të të vëllait, me
kërkesën për t’u bërë prift, por a mund
të puthej dora e një kleriku të tillë?
Bërtiste në takimet që u bënë, fare pa
edukatë, se i ishte bërë padrejtësi… E si
mund të bëhej kështu klerik, pa u
penduar për ato që kishte bërë, si do t’u
predikonte pendimin të tjerëve? Duke
parë këto sjellje flagrante, Kryepiskopi
Anastas, do t’i drejtohej grupit të el-
basanasve të sjellë nga Nikolla, se: ”Shi-
kojeni ç’sjellje ka ky njeri. Unë mu-
ndohem t’i tregoj derën, si 40 klerikëve
të tjerë (që ishin dorëzuar deri atëherë),
kurse ai kërkon të kërcejë nga dritarja.”
Dhe ata, duke parë realitetin, largohe-
shin në heshtje.
Por, përparimi i Kishës sonë u vriste
sytë disa ekstremistëve antiorthodhoksë,
ndaj u tentua për të përçarë Kishën Or-
thodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Dhe,
rast më të mirë se Marku, i cili vrapoi të
vihej në shërbim të tyre për interesat e
zakonshme, nuk kish.
Nga Amerika u vu në krye të tyre një
njeri jo i besimit tonë, i njohur si an-
tiorthodhoks, i cili dhanjë grusht dollarë
tek Mitropoliti i Bitolas, dhe, jashtë gjithë
kanoneve të Kishës, N. Marku u gdhi një
ditë “prift”.
Inskenimi ishte i projektuar me
kujdes: Një grusht njerëzish të rrethit mi-
qësor të Markut, disa persona që u duke
shin armët nën xhaketa, si dhe disa pu-
nonjës joorthodhoksë të pushtetit lokal
(të vënë në radhë nga një kryetar ekstre-
mist, si në kohën e komunizmi, për të
treguar sa e donin elbasanasit Nikollën),
thyen dyert e Kishës së Kalasë dhe ve-
ndosën atje N. Markun. Ndërkohë, pri-
ftërinjtë kanonikë të KOASH dëboheshin
me forcë… Dhe policia, e urdhëruar bënte
sehir, madje ndihmonte Markun.
Kisha jonë iu drejtua menjëherë orga-
neve të drejtësisë, por ishte e kotë; s’ki
shte drejtësi. Gjykatësit e trembur pë-
shpërisnin, se ishte urdhër nga lart?! Nga
inskenuesit u kujtua, se kjo punë që
fllluan, do të mund ta zgjeronin edhe më,
por Nikola i tyre mbeti vetëm, duke shty-
rë muajt e duke lypur për t’u financuar
nga ato që punojnë për shkatërrimin e
kishës.
Pas trazirave të marsit të kaluar, ky
njeri, me grupin e tij, zaptoi, sërish me
dhunë, edhe një ndërtesë tjetër të Kishës,
ku ishin kryer mbi 100 mijë dollarë inve-
stime dhe do të ngrihej kopsht fëmijësh,
klinikë etj., për t’u ardhur në ndihmë qy-
tetarëve elbasanas, dhe e dha me qira për
përfitime personale.
Ndaj, na vjen keq që kjo gazetë dhe
ndonjë tjetër, boton gjëra të tilla të pa-
qena, të shpikura nga një njeri jo serioz,
i cili, madje, megjithëse paraqitet si
“prift” orthodhoks i është drejtuar disa
herë Kishës Katolikë për t’u njohur si
klerik i saj, por i është refuzuar.
Mbase u morëm më shumë se ç’i ta-
kon me Nikolla Markun, por me këtë ar-
tikull deshëm t’i tregonim të gjithëve, se
cila është e vërteta që fshihet pas prif-
tërisë së tij të rreme.
At Jani Trebicka
At Ilia Qirjo
At Petro Thanasi
At Petraq Shimsia
Jorgo Papadhopulli
Edmond Bardhi
Ndërroi jetë
Kryepiskopi Vasil