“Dhe kur luteni, mos përdorni fjalë të tepërta, siç bëjnë Paganët, të cilët mendojnë se do t’u dëgjohet lutja nga fjalët e tyre të shumta”.
“Mos u ngjani pra atyre, se Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t’ia kërkoni atij”.
Ju pra faluni në këtë mënyrë:
Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt; ardhtë mbretëria jote; u bëftë dëshira jote, si në qiell dhe mbi dhe; bukën tonë të përditshme, jepna neve sot dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë, dhe mos na shtjer në ngasje, por shpëtona nga i ligu; se jotja është mbretëria, fuqia dhe lavdia në jetë të jetëve. Amin.
“Sepse në qoftë se ju u falni njerëzve fajet e tyre, do tjua falë edhe juve Ati juaj qiellor”
“Por në qoftë se ju nuk ua falni njerëzve fajet e tyre, as Ati nuk do t’jua falë fajet tuaja”.
“Dhe kur të agjëroni, mos merrni pamje të pikëlluar si hipokritët, sepse ata e prishin fytyrën për t’u dukur para njerëzve se agjërojnë. Unë me të vërtetë po ju them se po ky është shpërblimi që ata kanë për të”
Matth. 6,7-16