EmailFacebookKontakt

Dritë nga Ungjilli – Mësime të Perëndinjenjut, Zotit tonë Jisu Krisht

Dritë nga Ungjilli

Mësime të Perëndinjenjut, Zotit tonë Jisu Krisht

Dhe disa Farisej iu afruan atij, duke e ngacmuar, e duke i thënë: A është e ligjshme që njeriu të lërë gruan e tij, për çfarëdo arsye qoftë? Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: A nuk keni lexuar ju se krijuesi që në fillim i bëri ata mashkull e femër, dhe tha: Prandaj, njeriu do të lerë babain e tij dhe nënën dhe do të bashkohet me gruan e vet dhe që të dy do të jenë një trup. Kështu nuk janë më dy, por një trup i vetëm; atë pra që Perëndia e bashkoi, njeriu të mos e ndajë. I thonë atij: Pse atëherë Moisiu porositi që t’i jepet gruas një shkresë ndarjeje dhe ta lërë atë? U thotë atyre se: Moisiu ju lejoi t’i leni gratë tuaja për shkak të ashpërsisë së zemrave tuaja; por në fillim nuk ndodhte kështu. Dhe po ju them se kushdo që të lerë gruan e tij, veçse kur është e përdalë, dhe të martohet me një tjetër, kurvëron; dhe ai që do të martohet me një të ndarë, kurvëron. Nxënësit i thonë atij: Po të jetë kështu puna e burrit ndaj gruas, nuk është e përshtatshme që ai të martohet. Por, ai u tha atyre: Nuk mund ta kuptojnë të gjithë këtë gjë, por vetëm ata të cilëve u është dhënë. Sepse ka eunukë, që janë lindur të tillë nga barku i nënës dhe ka eunukë që janë bërë të tillë nga njerëzit, dhe ka eunukë, të cilët janë bërë vetë të tillë për mbretërinë e qiejve. Kush mund ta bëjë, le ta bëjë.

(Matth. 19:3-12)