EmailFacebookKontakt

Dritë nga Ungjilli

Mësime të Terëndinjeriut, Zotit tone Jisu ^risfit
Me të vërtetë, me të vërtetë
po ju them: Unë jam dera e
dhenve. Të gjithë sa erdhën
para meje, janë vjedhës e
kusarë; per dhentë nuk i
dëgjuan ato. Unë jam dera; në
qoftë se dikush hyn me anën
time, do të shpëtojë dhe do të
hyjë e do të dalë, e do të gjejë
kullotë. Vjedhësi nuk vjen
veçse për të vjedhur e për të
therur e për të shkatërruar;
unë kam ardhur që të kenë
jetë dhe ta kenë me tepricë.
Unë jam bariu i mirë; bariu i
mirë jep shpirtin e tij për dhentë. Dhe ai që paguhet dhe
nuk është bari, i cili nuk i ka dhentë të vetat, sheh ujkun
që vjen dhe i braktis dhentë e ikën; dhe ujku i rrëmben e i
shpërndan dhentë. Rrogëtari ikën sepse rrogëtar është, e
nuk do t’ia dijë për dhentë. Unë jam bariu i mirë, dhe i
njoh të mitë dhe njihem nga të mitë. Siç më njeh Ati, dhe
unë e njoh Atin; dhe jap shpirtin tim për dhentë. Kam
edhe dhen të tjerë, që nuk janë të kësaj vathe; edhe ata më
duhet t’i mbledh dhe do ta dëgjojnë zërin tim, dhe do të
bëhet një tufë, një bari. Prandaj, më do Ati, se unë jap
shpirtin tim, që ta marr përsëri. Askush nuk ma merr, por
unë e jap vetë. Kam pushtet ta jap dhe kam pushtet ta
marr përsëri. Këtë porosi mora nga Ati im.
Joani 10: 7-18
Jjalë të arta