EmailFacebookKontakt

Dritë nga Ungjilli

“Por ti, kur të agjërosh, lyeje kokën tënde dhe laje fytyrën që të mos dukesh para njerëzve se agjëron, por para Atit tënd, që është në të fshehtë; dhe Ati yt që sheh në fshehtësi, do ta japë shpërblimin haptas”.

“Mos mblidhni thesare mbi tokë për veten tuaj, ku tenja dhe ndryshku i prishin, dhe ku vjedhësit rrëmojnë e vjedhin; por mblidhni për veten tuaj thesare në qiell, ku as tenja as ndryshku nuk i prishin, dhe ku vjedhësit as nuk rrëmojnë as nuk vjedhin.

“Sepse ku është thesari juaj, aty do të jetë dhe zemra juaj.

“Kandili i trupit është syri. Pra, në qoftë se syri yt është i kthjellët, i gjithë trupi yt do të jetë i ndriçuar”.

“Por në qoftë se syri yt është i prishur, i gjithë trupi yt do të jetë në errësirë. Pra, në qoftë se drita që gjendet në ty është në errësirë, sa e madhe do të jetë kjo errësirë!

“Askush nuk mund t’u shërbejë dy zotërinjve; sepse do të urrejë njërin dhe do të dojë tjetrin, ose do t’i përulet njërit dhe do të përçmojë tjetrin. Nuk mund t’i shërbeni Zotit dhe Mammonait”.

Matth. 6, 17-24