EmailFacebookKontakt

Drita nga Ungjilli

Svëtitne të Tërëndinjenut, Zotit tonë Isu Krisht

U thotë, pra atyre Isui: Sikur të ishte Perëndia Ati juaj, do të më donit mua, sepse unë kam dalë dhe kam ardhur nga Perëndia; se unë nuk erdha nga vetja ime, por Ai më dërgoi. Pse nuk e kuptoni të folurit tim? Sepse nuk mund të dëgjoni fjalën time. Ju jeni prej atit tuaj, djallit dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj. Ai ishte njerivrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi tek e vërteta, se nuk ka të vërtetë tek ai. Kur thotë gënjeshtrën, nga vetja e thotë; sepse është gënjeshtar, dhe ati i saj. Dhe mua, pse them të vërtetën, nuk më besoni. Cili prej jush më qorton për mëkat? Nëse them të vërtetën, pse nuk më besoni? Ai që është nga Perëndia, fjalët e Perëndisë dëgjon. Prandaj, ju nuk dëgjoni; se nuk jeni nga Perëndia.

(Joani 8:42-47)