Kisha jonë është rreshtuar për- herë në radhët e para në ndihmë të njerëzve me nevoja të theksuara jetike. Në të kremtet festive të Ki- shës, madje në cilëndo ditë të vitit, Kryepiskopi Anastas ka dhënë një kontribut të veçantë me ndihma shpirtërore e materiale.
Edhe këtë sezon vere, pas të kremtes së Fjetjes së Hyjlindëses, në qendrën e re shpirtërore-arsi- more të Kishës sonë në Tiranë, të pagëzuar me emrin “Thavor”, në dt. 16 gusht, u shtrua një drekë dashurie me të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetsore të azi- leve të burrave dhe grave, për të cilët përkujdesen motrat e Nënë
Terezës. Rreth 60 persona hëngrën një drekë me menu të pasur dhe ushqime të bollshme, aq sa dikush prej tyre e quajti “dasmë”. Gëzimi dhe harmonia e çdo gjëje në këtë “dasmë” ishin të pranishme kudo, veçanërisht në zemrat e lodhura të azilantëve.
Të shoqëruar nga një grup i grave dhe rinisë orthodhokse të Ti- ranës ata u pritën dhe u përcollën me shumë dashamirësi dhe kujdes, duke mbetur të kënaqur nga kjo ditë kaq e veçantë e jetës së tyre. Shumë prej këtyre njerëzve me shpirt të pasur falënderuan orga- nizatorët, por në veçanti Perëndinë, duke u lutur së bashku për mbarë-
Ju falënderoj Hirësi për dashu- rinë e pakushtëzuar për popullin tim, jo vetëm për komunitetin orthodhoks, por për të gjithë shqipta- rët e të gjitha besimeve fetare. Ju falënderoj për të urriturit që keni ushqyer; për të harruarit e anashka- luarit e shoqërisë shqiptare që i keni vizituar, bekuar e ndihmuar; për fë- mijët jetimë që keni adoptuar; për të sëmurët që keni shërruar; për kurajën e madhe me të cilën keni përballur racizmin dhe përbuzjen etnike të popujve ballkanikë; për apelin e paqes në vitin 1997 në emër të Perëndisë e drejtësisë së Tij hyj- nore; për ata mijëra refugjatë nga Kosova që strehuat dhe ndihmuat në kampet e hapura nga Kisha gjatë (vijon në faqen 10)
shtimin e ushqimit dhe për një jetë të pasosur më Krishtin. Shumë falënderime ata përcollën edhe për Kryepiskopin Anastas, i cili shpen- zoi një shumë të konsiderueshme për këtë drekë.
Lidhja e Grave Orthodhokse bashkë me Rininë Orthodhokse kanë një bashkëpunim humanitar mjaft të mirë me azilet e motrave të Nënë Terezës në Tiranë, duke ndihmuar njerëz shumë të varfër dhe të sëmurë në çdo formë që të jetë e mundur: me ushqime, vesh- mbathje, strehime, kurime shënde- tësore, ndihmë shpirtërore etj.