EmailFacebookKontakt

Drejtësia e munguar… dhe logjika historike

DREJTES1A E MUNiiUAR…
DHE LOGJIKA HISTORIKE
T
ranzicioni i vështirë që
jeton Shqipëria sot e te-
të vjet vjen si rezultat i një serie
të tërë arsyesh objektive e su-
bjektive të trashëgimisë poli-
tike të kaluar, por edhe ga-
bimesh të rënda të klasës po-
litike shqiptare në këto tetë vite.
Ajo nuk mundi deri më sot të
përcjellë në shoqërinë shqip­
tare besimin dhe shpresën për
punën e saj, duke zmadhuar
gjithnjë e më tepër konfliktin
midis shtetit dhe popullit. Kjo
ndodhi, se kësaj demokracie të
re i mungoi vazhdimisht një
kriter themelor i saj, drejtësia.

Historikisht e formuar mijëra
vite përpara në Athinën e
lashtë, në Romë, në themelet e
qytetërimit njerëzor insti­
tucioni i drejtësisë nënkuptoi
domosdoshmërinë e vendosjes
së disa kritereve themeltare.
Respektimi i tyre, së pari, de-
tyrimisht nga klasa drejtuese e
çdo shoqërie, do të krijonte
kushte për lirinë e bashkësisë
njerëzore, duke realizuar bara-
zinë shoqërore përpara këtyre
kritereve, që janë ligjet dhe
mundësuan formimin e shtetit
si forma më e zhvilluar e jetesës
të shoqërisë.

Klasa politike e një vendi,
pozitë apo opozitë qoftë ajo, nuk
mund të luajë me elementet
bazë të funksionimit të bashkë-
sisë shoqërore sipas dëshirës së
saj. Por ato nuk janë prej pla-
steline, që secila palë t’i pa-
raqesë me formën që ajo dë-
shiron dhe pastaj të predikojë
përpara shoqërisë që drejton, se
po ndërton një demokraci të
përparuar etj.
Eshtë mjerane dhe shumë
miope shpresa, që të bësh masën
të respektojë ligjin, kur shteti
dhe klasa politike e përfaqësuar
(vijon në faqen 4)

DREJTESIA E MUNGUAR…
DHE LOGJIKA HISTORIKE
Vijon nga faqja 3
në të e shkel ose anash-
kalon atë dhe aq më keq
kur abuzon me të në inte-
res të dikujt. Drejtësia
mund të vonohet, por jo të
mos vihet në vend.
Dymijë vitet e tra-
shëgimisë kristiane or-
thodhokse në Shqipëri,
dymijë vite që dhanë ko-
ntributin e tyre në krij-
imin e asaj, që sot quhet
kombëtare në trashëgi-
minë e bashkësisë sho-
qërore të Shqipërisë së so-
tme, në ikonën e përgji-
thshme kulturore, artit,
gjuhës, zakoneve, të vetë
marëdhënieve njerëzore
të jetës së tyre, shtë vetë Pamje e Kishës Orthodhokse në qendër (djathtas), aty ku sot ngrihet hotel ‘Tirana4.
pamja historiko-kulturo-
re e këtij vendi që me shumë se
çdo gjë tjetër i demonstron me
pasurinë e saj arkeologjike, arki-
tektonike me mozaikët e katako-
mbet sa e thellë është bashkëje-
tesa dhe bashkëformimi kulturor
midis bashkësisë shoqërore dhe
fesë kristiane orthodhokse. Tra-
shëgimi që ka luajtur rol parësor
në shkëmbimin reciprok të
vlerave, kulturave e qytetëri-
meve të trevave përreth, duke
spikatur dhe karakteristikat e
secilit prej tyre. Ruajtja e këtyre
vlerave dhe çuarja e tyre përpara
është jo me detyrë, por nevojë për
të ruajtur ekuilibret e zhvillimit,
për të ndihmuar dhe jo penguar
përparimin shoqëror dhe respe-
ktuar traditat kombëtare.
Nje element thelbësor në këtë
këndvështrim është respektimi i
barabartë i të drejtës së vendosur
në shekuj sipas kontributit dhe
dëshirës së popullit. Pa bërë
histori dhe pa përmendur dëmet
kolosale etike e morale që solli
në Shqipëri mohimi shtazarak i
vlerave kristiane nga regjimi
komunist, të cilat sot po eviden-
tohen si plagë të thella morale të
shoqërisë (përmend këtu se ato
u shoqëruan dhe me shkatërrimin
barbar të objekteve fetare të cilat
mbartnin dhe një pjesë të madhe
të pasurisë shpirtërore kulturore
e materiale të tij). Liria e besimit
shpirtëror dhe ushtrimit të saj e
rikthyer nga fuqia e zotit në vitet
e demokracisë së re, domosdo-
shmërisht kërkoi ringritjen edhe
materiale të objekteve, ku ajo
merr forcën e shprehjen e saj. Si
të tilla u ndërtuan dhe rikonstru-
ktuan tërësisht rreth shtatëdhje-
të syresh, shoqëruar me ndih-
mën e kontributin e vetë besim-
tarëve dhe dashamirësve të kul-
turës orthodhokse.
Çuditërisht në Tiranë, në
kryeqytetin tonë, ku pjesëmarrja
dhe përfaqësimi i gjithë klasës
kulturore e inteligjencës shoqëro-
re është në shkallën më të lartë,
e drejta e rikthimit të vendit të
Katedrales të Kishës Orthodho­
kse Autoqefale të Shqipërisë ka
mbetur e varur peng në qafën e
politikanëve dhe shtetit shqiptar.
E ndërtuar në vitin 1847 në she-
shin kryesor të Tiranës, në atë
kohë qendër administrative e pe-
randorisë Turke, u prish në vitin
1966, kur Tirana ishte kryeqytet
i Shtetit Shqiptar, për t’i lëshuar
vend ndërtimit të hotel “Tiranës”,
vepër e planit të katërt pesëvje-
çar. Akoma edhe sot bashkë me
4.000 metrat katrore të tokës që
i përkisnin, nuk i është kthyer
Komunitetit Orthodhoks të
Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë.
Paradoks i kohës apo e drejtë e
munguar nga shteti, që përpiqet
te vendosë drejtësinë. Instituci-
oni i së Drejtës i mohohet Institu-
cionit të Kishës. Më pas ndokush
merr përgjegjësi qesharake të
mohoje historinë, trashëgiminë
dhe të luajë në tavolinën e inte-
resave politike e pse jo edhe eko-
nomike interesin e një komuni-
teti me trashëgiminë e tij shpi-
rtërore dhe pasurinë e tij legji-
time. Në kundërshtim edhe me
ligjin e së drejtës së pronës, të
përfolur shumë nga të djathtë e
të majtë kur bëhet ^alë për Ki-
shën Orthodhokse për komuni-
tetin e dytë nga madhësia dhe më
të vjetrin nga historia në Shqi-
përi, gjendet ende dikushi që
pengon legjimitetin dhe ngatë-
rron faktet historike.
Shteti të mos luajë me kon-
ceptet bazë të demokracisë, të
vendosi të drejtën në vendin e
saj, Kisha Orthodhokse Autoqe­
fale e Shqipërisë kishte në qen-
dër të Tiranës katedralen e saj
dhe minimalisht i takon e drejta
t’i jepet toka në qendër, për të
ndërtuar sërish atë që një shtet
djallëzor e prishi. Eshtë e gabuar
të luash me një pjesë të historisë,
të identitetit të një pjese të po­
pullit. Atje ku mohohet e drejta
e njërës palë nuk mund të pre-
tendosh për respektimin e të
drejtës së palëve të tjera.
Të dielave apo në ditët e fe-
stave fetare kur populli mbush
edhe rrugët përreth Kishës or­
thodhokse ekzistuese e jo më sa-
llën e saj, lutja e tyre në kor dhe
e kryebariut të tyre, Kryepisko-
pit Anastas kërkon drejtësi.
Eshtë koha kur klasa politike du-
het të tregojë pjekurinë e saj. Ri­
ng]’allj a e vlerave shpirtërore dhe
e shpresës në popull, janë faktori
vendimtar për stabilitetin dhe
paqen në Shqipëri. Të respekto-
jmë Zotin e gjithëpushtetshëm jo
vetëm me fjalë, por edhe me ve-
pra, është e vetmja derë e hapur
që buron shpresë në këto ditë të
vështira.
Zoti buron drejtësi, por edhe
e kërkon atë.
Adrian Taska
Ttranë, 10/03/1999
(Ky material u botua me disa
shkurtime nga Gazeta Shqiptare)