EmailFacebookKontakt

Drejt rrugës së shpëtimit – Shën Nektari i Optinës 1853-1928

Drejt rrugës së shpëtimit

Shën Nektari i Optinës
1853-1928

A

të Nektari (Tihonov), stareci i fundit i Optinës lindi në një familje të varfër në vitin 1857. Ai punoi për një tregtar që e donte për ta bërë dhëndrin e tij, por duke ndjekur këshillën e një murgeshe të moshuar, ai shkoi në Optina, për të marrë këshilla nga starecët. Sapo e pa shën Ambrozi, la bisedën me vizitorët e tjerë dhe foli për dy orë vetëm me atë. Ai qëndroi nën drejti- min shpirtëror të atë Anatolit, drej- tuesit të Skitit, për më shumë se një- zet vjet, por këshillohej shpesh me shën Ambrozin dhe në këtë mënyrë mësoi parimet e drejtimit shpirtëror. I formuar sipas doktrinës së Etër- ve të Shenjtë, ai kishte një interes të madh për çështjet letrare, artisti- ke, shkencore dhe ishte gjithmonë i aftë t’u tregonte atyre influencat e ndryshme shpirtërore. Pasi u dorëzua prift (1898) ai donte të lar- gohej dhe të shkonte në një mision të largët, por atë Josifi nuk i dha bekimin e tij dhe kështu qëndroi në skitë, gjë që i mundësoi t’ia përku- shtonte veten e tij jetës kontempla- tive. Vazhdoi të interesohej për jetën artistike dhe vizitorët e tij ishin emrat më të njohur. Këshilla që ai u jepte intelektualëve ishte: “Reshtni së menduari, sepse mendimet rendin kudo, filloni të tërhiqeni brenda ve- tes dhe të kontemploni”. Ai thoshte se “artistët përpiqen më kot të jenë krijues, meqë nuk bëjnë gjë tjetër veçse rendisin përsëri fjalët, ima- zhet dhe gjërat e bëra nga Perëndia me mënyrat e shpirtit që Ai i ka dhë- në njeriut, ndërsa ekziston një art tjetër, pakrahasueshmërisht më i lartë, që konsiston në transformimin e vetvetes”.

Në vitin 1912, murgjit e Optinës u mblodhën për të zgjedhur një sta- rec tjetër. Arkimandrit Agapitusi, që ishte tërhequr në Optina bashkë me disa nxënës të tij dhe bënte një jetë shumë shpirtërore, refuzoi të pra- nonte detyrën dhe u tha të zgjidhnin Nektarin, i cili e pranoi këtë për hir të bindjes. Ai u vendos në qelinë e atë Ambrozit në hyrje të Skitit dhe nisi të ushtronte detyrën e drejtimit shpirtëror bashkë me atë Anatolin e Ri (Potapov) si bashkëpunëtor.

Ai e shikonte veten si më të varfrin dhe më të dobëtin e të gjithë vëlle- zërve në manastir, por mbështetej te hiri i Perëndisë dhe në besimin e atyre që vinin tek ai për t’u këshi- lluar. Ai i bashkëngjiste thjeshtësisë së jashtëzakonshme të karakterit të tij një mendje tepër të zgjuar dhe të thellë dhe kishte trashëguar aftë- sinë e paraardhësve për të lexuar sekretet e zemrës dhe për të për- shtatur fjalët e tij me nevojat e seci- lit. Akoma më strikt dhe i rreptë se starec Anatoli, ai ishte kërkues me klerin dhe njerëzit e inteligjencës, por i afërt dhe plot mirësi me nje- rëzit e thjeshtë. Ishte shumë nxitës ndaj atyre njerëzve që ishin bërë të pandjeshëm në mëkat, të cilëve iu drejtohej me fjalët “biri im i shtrenj- të” ose “qengji im i vogël”. Ai zotë- ronte një ndjenjë të hollë humori dhe e shoqëronte mësimin e tij me anekdota nga historia e skitit: ishte një nga banorët më të vjetër. Mbi të gjitha ai theksonte bindjen, me të cilën ne imitojmë Krishtin, i Cili, nëpërmjet bindjes, u bë njeri për Shpëtimin tonë dhe lutjen, nëpër- mjet së cilës shpirti i privuar nga hiri kthehet në jetë.

Pas shpërthimit të Revolucionit bolshevik, ai qëndroi në krah të pa- triarkut të shenjtë Tihon (25 mars), kundër të vetëquajturës “Kisha e gjallë” dhe i ndalonte bijtë e tij shpir- tërorë të kishin lidhje me ata që ishin përgatitur të tradhtonin Kishën te komunistët. Manastiri i Optinës u mbyll në vitin 1923 dhe u vandalizua “prej aktivistëve” në vitin 1926. Sta- rec Nektari u internua në fshatin Kholmika, në distriktin e Brianskut ku fjeti në Zotin në një moshë të madhe, më 29 maj 1928. Rreth shtatë vjet më pas, trupi i tij u gjet i paprishur.

Përgatiti: Xhorxhi Trebicka