EmailFacebookKontakt

Drejt një globalizimi të ndryshëm

PASHKE 2001
Drejt një globalizimi
të ndryshëm
+Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
Klerit dhe besimtarëve shpresëtarë Orthodhoksë,
Bij të shtrenjtë më Zotin,
“Tani të gjitha u mbushën me dritë, qielli dhe dheu dhe të nëndheshmet;
le të kremtojë, pra, tërë krijesa Ngjalljen e Krishtit, me të cilën sigurohet”
I
E kremtja e sotme ndriçon
rrugëdaljen nga qorrsokaku
tragjik i qenies njerëzore, ka-
përcimin përfundimtar të vde-
kjes. Ngjalljen
e tërë natyrës
njerëzore laj-
mëron Ngjallja
e Krishtit.
Ashtu si mëka-
ti, rënia e
Adhamit të Pa-
rë, e ka çuar
mbarë gjininë njerëzore drejt
ngritjes në një jetë të re. “Siku-
ndër të gjithë vdesin meAdhamin,
ashtu edhe të gjithë do të marrin
jetë më Krishtin” (I Korint. 15:22).
Rrjedhojat e kësaj fitoreje mah-
nitëse nuk
kufizohen
vetëm në një
rreth njerë-
zish ose po-
pujsh, por u
përkasin të
gjithëve. I
Ngjalluri së

drejt vdekjes mbarë njerëzimin,
edhe dashuria deri në Kryq e
Adhamit të dytë, Krishtit, e çon
vdekurish e çliron njerëzimin nga
pushteti i fuqive demoniake të
(vijon në faqen 7)

Drejt një globalizimi të ndryshëm
(vijon nga faqja 1)
shumëllojshme dhe transformon çdo
lloj jete, marrëdhëniesh dhe zhvilli-
mesh në mbarë rruzullin. “Më është
dhënë çdo pushtet në qiell dhe mbi
dhë” (Matt. 28:18), i siguroi nxënësit
e Tij. Dhe Apostull Pavli, në mënyrë
tronditëse, ka theksuar se “të gjitha”
ndodhen nën sundimin e Krishtit
(Kol. 1:15-20 etj.). Me Ngjalljen e

Perëndinjeriut “të gjitha” ndriçohen
nga drita që nuk perëndon; jo vetëm
njerëzoret, por e tërë krijesa. “Tani
të gjitha u mbushën me dritë, qielli
dhe dheu dhe të nëndheshmet”.
II
Ndaj, besimi tek Krishti i Ngjallur
së vdekurish nuk na mbyll në vetvete,
në rrethin tonë, në vendin tonë, në Ki-
shën tonë lokale. Siguria e Ngjalljes,
e cila përcakton mendimin dhe mora­
lin orthodhoks, na e hap horizontin
pafundësisht. Na fton për t’i përqafu-
ar që të gjithë
dhe gjithçka me
shpresë dhe da-
shuri. Të bashku-
ar organikisht
me Krishtin, i
Cili mori tërë na-
tyrën njerëzore,
ftohemi për t’u
bërë “mbarëbotë-
rorë” në kupti-
min shpirtëror,
ashtu si quhen
shumë shenjtorë
të Kishës sonë.
Në ditët e sotme
flitet shumë
rreth globa-
lizimit ekonomik, i cili disa i entuzi-
azmon’dhe të tjerë i tremb. Ngjallja e
Krishtit ka hapur perspektivën dhe
mundësinë për një globalizim të ndry-
shëm. Kisha, që në vitet e para të ekzi-
stencës së saj, ka folur për rëndësinë
që kishte Kryqi dhe Ngjallja e Krishtit
për afrimin e njerëzve dhe vëllazëri-
min e të gjithë popujve të botës.
Duke e parë tjetrin, që është ndry-
she, në dritën e Ngjalljes, e shohim
jo më si kundërshtar apo si kërcënim,
por si vëlla, që ka edhe ai të drejtën
për të marrë pjesë në dritën dhe
gëzimin e Pashkës. I detyrohemi atij
shpalljen e së vërtetës paskale, pa
qënë të prirur për t’ia imponuar këtë
me ndonjë formë dhune. Siguria e
Ngjalljes ka forcën e saj dhe nuk ka
nevojë për fuqitë e kësaj bote për t’u
imponuar. Kisha e jeton, e kremton,
e shpall atë, pa patur trysni nga
ankthi i statistikave. Ajo vazhdimisht
bën dëshminë, që është vulosur me
gjakun e martirëve të saj dhe jo me
gjakun e kundërshtarëve të saj. Ma ­
dje edhe për ata që nuk e përqafojnë
këtë shpresë paskale, ajo tregon
respekt të sinqertë. Të tjerët nuk janë
armiq. Për më tepër, Kisha Ortho-
dhokse na detyron që të lutemi jo
vetëm “për ata që na duan”, por edhe
“për ata që na urrejnë”.
Kështu, pra, ne Orthodhoksët nuk
jemi në agoni nga “globalizimi” aq i
diskutuar nëpërmjet teknologjisë dhe
tregtisë. E dimë se Ngjallja e Krishtit
tashmë e ka përcaktuar rrugën për
një globalizim shpëtimtar, që mbë-
shtetet në kapërcimin e egocentriz-
mit, individual apo kolektiv, dhe në

kultivimin e dashurisë në përmasa
lokale, por edhe mbarëbotërore.

Pas Ngjalljes së Krishtit, gjithçka
lëviz në një perspektivë ekumeni­
ke. Dhe sa herë kemi prirjen për t’u
kthyer tek “uni” ynë i vogël, indivi-
dual, lokal apo kombëtar, kjo e kre-
mte na zbulon se me Ngjalljen “tani
të gjitha mbushen me dritë” dhe na
rivendos në perspektivën universale.
Na fton që të ndërgjegjësohemi se Ki­
sha nuk është një shoqëri e mbyllur
personash të shpëtuar, që vetëm ata
shijojnë* dhuratat e Perëndisë dhe që
kërkojnë të sigu-
rojnë komoditete,
privilegje dhe pu­
shtet tokësor. Por,
ajo është bashkë-
sia eukaristike e
besimtarëve që
njeh dhe kremton
përvojën e Ngja­
lljes, e fitores mbi
vdekjen. Dhe me
këtë të vërtetë, ajo
gjallëron dhe tran­
sformon jetën e
mbarë rruzullit në
liri dhe dashuri.
Kisha, gjithë
(vijon në faqen 8)

(uijon nga faqja 7 )
qenien e saj, çdo gjë që ka,
çdo gjë që bën, i ka desti-
nuar për mbarë njerëzimin,
për lartësimin dhe përtë-
ritjen e botës. Ndaj, sfidës
së globalizimit ekonomik, i
cili interesohet vetëm për
zgjerimin e tregut duke
sheshuar të veçantat e kul-
turave dhe të popujve, ne të
krishterët ftohemi për t’iu
përgjigjur me nisma të
ndriçuara, për një shoqëri
mirëkuptimi dhe vëllazëri-
mi, e cila mbështetet në re-
spektimin e çdo personi nje-
rëzor dhe të çdo populli, dhe

që i jep shtysë mirëku-
ptimit reciprok e soli-
daritetit në tërë planetin
tonë; me bindjen se e
ardhmja e botës nuk është
në dispozicion të grupeve të
ndryshme, të fuqishme
ekonomikisht ose politi-
kisht; me optimizmin se
zhvillimi i rruzullit nuk
kryhet në mungesë të Kri-
juesit të botës. Me sigurinë
se i Biri i Perëndisë, Dashu-
ria fitimtare, është në gje-
ndje të prishë “punët e dja-
llit” (I Jo. 3:9) dhe të mpo-
shtë fuqitë e vdekjes. Në
dritën e Pashkës, ne mund
të shohim me optimizëm
dhe mendim krijues çdo gjë,
sigurisht edhe formën e
globalizimit, dhe në vazh-
dim të bëjmë ndërhyrje të
guximshme dhe luftëra të
drejta shoqërore, duke fi-
lluar që në rrethin tonë të
afërt, në familje, në enori,
në qytet, në episkop’atë dhe
në të gjithë vendin tonë. Të
veprojmë duke zbatuar de-
tyrën tonë konkrete dhe
imediate, me horizont
mbarë botën.
* *
“Ταπί të gjitha u mbu-
shën me dritë…”.
Vëllezër, uroj me gjithë
shpirt që Pashkën e sivjet-
me ta kremtojmë me opti-
mizëm dhe shpirt luftarak
të rinovuar, për
pajtimin dhe ba-
shkëekziste-
ncën krijuese të
njerëzve dhe
popujve në ra-
jonin tonë dhe në
mbarë botën. Në
vend të një glo­
balizimi ekono­
mik, i cili përfu-
ndon në sheshi­
min dhe shfry-
tëzimin e të shu-
mtëve, le të luftojmë, secili
në masën e mundësive të
tij, për një afrim thelbësor
të njerëzve, për një vë-
llazërim ekumenik, që do të
mbështetet në lirinë, re­
spektin e ndërsjelltë dhe
dashurinë, siç rrjedhin ato
nga Kryqi dhe varri jetë-
prurës i Zotit të Ngjallur së
vdekurish.
Krishti u Ngjall! Kjo si-
guri le të na mbushë me fu-
qi dhe shpresë për të tash-
men dhe të ardhmen – të
vetes sonë, të vendit tonë,
të mbarë botës.
Me përqafim paskal
dashurie të thellë,
+Anastasi
Tiranë, Pashkë 2001