Doli në qarkullim kaseta
“Himne Kishtare Bizantine 3”
Ajo përmban Liturgjinë
Hyjnore Orthodhokse
Së fundi, më pranë
kishave mund të gjeni
në shitje kasetën e tretë
të serisë “Himne Kish
tare Bizantine”. Risia e
saj është se përmban
Shërbesën e Liturgjisë
Hyjnore, me pjesëma-
rrjen e priftit e dhjakut.
Kështu, kjo kasetë
do t’u vijë në ndihmë
atyre që dëshirojnë të
njohin besimin Ortho-
dhoks, atyre që për ar-
sye objektive nuk mund
të ndodhen në kishë di-
tët e të kremteve, ba-
shkatdhetarëve të emi-
gruar në vende ku nuk ka
kisha apo që s’kanë mu-
ndësi ta ndjekin Liturgji-
në në gjuhën shqipe etj
Pjesët muzikore psa-
len nga Kori Bizantin
“Joan Kukuzeli”, i Ki-
shës Orthodhokse Auto-
qefale të Shqipërisë. Ai
drejtohet nga At Justi-
ni, i cili ka qenë njëko-
hësisht mësuesi dhe
përgatitësi i pjesëtarë-
ve të korit, për të njohur
e kënduar me nivel të
lartë thesaret e mreku-
llueshme të muzikës
kishtare bizantine, e ci-
la përdoret në të gjitha
shërbesat e Kishës sonë.
Ky regjistrim u
realizua në Kishën “Un-
gjillëzimi i Hyjlindëses”,
në Tiranë, në datën 5
shtator 2000, nga speci
alist! për inçizimet, z.
Spiro Konduri dhe zgjat
80 minuta.
Riprodhimi u krye
me cilësi të lartë nga
shoqëria fonografike
“Ihogjenisi”, Greqi, e
cila ndihmoi teknikisht
dhe ekonomikisht. Ka
seta kushton 300 lekë.
Korresp. i “Ngjalljes”