EmailFacebookKontakt

Doli në qarkullim botimi: “Tipikoja e shërbesave të përditshme kishtare 2024”

U botua “Tipikoja” e Shërbesave të Përditshme Kishtare” për vitin 2024.

Tipikoja është udhëzues për klerikët dhe psaltët, që ndihmon në kryerjen e saktë dhe të njëtrajtshme të shërbesave adhuruese ditore përgjatë vitit liturgjik kishtar.

Hartimi i kësaj Tipikoje në shqip, u bazua në librin “Κυριακοδρομιον και Μηνολογιον του έτους 2024”, duke u përshtatur me praktikën liturgjike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe duke dhënë citime e referime ndihmëse nga librat liturgjikë në shqip: “Libri i të Kremteve të Mëdha”, “Triodi”, “Pesëdhjetorja”, “Kremtore”, Boston, Mass., 1911-1952; “Libër i Shërbesave të Shenjta të Kishës Orthodhokse”, “Java e Madhe e Shenjtë”, “Tetëtingullshi Ngjallësor”, “Uratore e vogël”, “Kalendari Orthodhoks”, Tiranë 1994-2024.