Çdo gjuhë e gjallë zhvillohet – ajo të sjell ndër mend më shumë lumin që rrjedh, sesa një liqen me formë të qëndrueshme. Nganjëherë, njedha e tij është e qetë, e pandjeshme. Nganjëherë është e vrullshme, veçanërisht në periudha me ndryshime rrënjësore, siç ishte për Shqipërinë shekulli i 20-të.
Nga fundi i shekullit të 19-të (kur u bë për- kthimi i shkëlqyer i Konstandin Kristoforidhit nga origjinali greqisht-shqip, në dialektin tosk dhe u botua për herë të parë më 1879) deri sot, kanë ndodhur ndryshime të shumëllojshme në gjuhën shqipe, si morfologjike, ashtu edhe leksikogra- fike, të cilat sollën si rezultat që shumë persona, dhe veçanërisht të rinjtë, të mos e kuptojnë lehtë tekstin e shenjtë.
Sapo morëmpërgjegjësinë për riorganizimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë- risë, e konsideruam detyrë dhe nevojë parë- sore ribotimin e më të saktit nga përkthimet ekzistuese në shqip, të Kristoforidhit, për të mbuluar zbrazëtinë ekzistuese pas shkatërrimit të plotë të Kishës, që mbajti dhjetëra vjet. Dhe falënderojmë United Bible Societies, që na lehtësuan ekonomikisht dhe teknikisht për botimin e saj (Dhiata e Re e Zotit edhe Shpë- timtarit t’ënë Jisu Krisht, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë-1994). Më pas, në kuadrin e punës së Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë, anëtare themeluese e së cilës është edhe Kisha
(vijon në faqen 2)
“… që Fjala e Perëndisë të mos mbetet e vështirëpër fu kuptuar nga ana gjuhësore”
(vijon nga faqja 1)
Orthodhokse, ka filluar një për-
pjekje e re, nga një grup gjuhëta-
rësh dhe teologësh, përpërkthimin
e Dhiatës së Re nga origjinali gre-
qisht në shqipen bashkëkohore.
Por është urgjente kërkesa që, për shumicën e njerëzve, fjala e Perëndisë të mos mbetet gjuhësisht e vështirë për t’u kuptuar. Për këtë arsye i besuam dr.Thoma Qendros, kthimin e tekstit të denjë të Kristo- foridhit në shqipen bashkëkohore. Përshtatësve dhe të gjithë atyre që kontribuan me shumë këmbëngulje dhe kujdes për realizimin e këtij botimi, u shprehim lavdërimin e drejtë dhe falënderimet tona të ngrohta. Së shpejti do të pasojë edhe një botim dyshtyllësh, i cili në një faqe do të ketë tekstin fillestar të Kristoforidhit, që vazhdon të përdoret në Shërbesat e Kishës
sonë, dhe në tjetrën këtë përshtatje gjuhësore të tij.
Asnjë përkthim apo interpretim i tekstit të shenjtë të Dhiatës së Re
nuk rivendikon përsosmërinë, as është përfundimtar (propozime për përmirësimin apo ndoshta korrigji- min pjesërisht në disa vende në bo- timin e ardhshëm janë të mirëpri- tura). Ajo që mbetet e qëndrue- shme, e pandryshueshme dhe kriter i çdo përkthimi është origjinali.
Përkthimet e herëpashershme janë vepra me horizont përkatës kohor të kufizuar, më të madh apo më të vogël, për faktin se gjuha, si orga-
nizëm i gjallë, zhvillohet vazh- dimisht.
Kjo përshtatje e re e Dhiatës së Re në shqip vjen nga dëshira e gja- llë që fjala e Perëndisë të arrijë më lehtë në mendjen dhe sidomos në zemrën e gjithë atyre që kanë shqipen gjuhë të tyre amtare, si brenda
ashtu dhe jashtë vendit; t’i ndihmojë të gjithë të njohin më mirë Pe- rëndinë Atë që është një, “prej të cilit janë të gjitha, edhe ne në të” (1 Kor. 8:6); që të afrojnë dhe të duan Zotin Jisu Krisht që është Një, “për të cilin janë të gjitha dhe me anë të të cilit u bënë të gjitha”, dhe me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë të ecin përpara në rilindjen shpirtërore në Krishtin.
+ Anastasi,
Kryepiskop z Tiranës, Durrësit
dhe z gjithë Shqipërisë
Tiranë, qershor 2004
(Parathënia e botimit të ri të Dhiatës së Re, sipas përkthimit të Kristoforidhit, përshtatur në gjuhën e sotme.)
Doli në qarkullim botimi i ri i Dhiatës së Re
“…që Fjala e Perëndisë të mos mbetet e vështirë
për t’u kuptuar nga ana gjuhësore”