Dokumente që provojnë pronësi të Kishës
– Duke shfletuar dokumentet e pasurive të zëvendësisë episkopale të Fierit, në periudhat e viteve 1945-1967 –
Në kuadrin e zbatimit të ligjit për pronat bujqësore, po paraqesim një ekspoze të përmbledhur të dokumentave zyrtare që disponojmë (të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shqipërisë), për njohjen e pasurive të paluajtëshme Kishtare, si një nga drejtimet kryesore të punës të KOASH dhe një nga prioritetet kryesore të përpjekjeve të Kryepiskopit, Fortlumturisë së Tij, Anastasit, që që kisha jonë të mund të vetmbahet ekonomikisht.
Po e fillojmë këtë rubrikë me Zëvendësinë Episkopale e Fierit, e cila ka pasur në administrimin e saj pasuritë e rreth 50 kishave dhe 3 manastireve, si toka bujqësore, kullota, pyje, livadhe, vreshta, ullinj e pemë frutore etj. Të gjitha këto prona të paluajtshme ishin në juridiksionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Administrimit të Pasurive Kishtare, si strukturë kryesore drejtuese pranë Sinodhit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale. Kjo drejtori që nga dhjetori 1944 ka lënë të dokumentuara provat, inventaret e tyre fizikë e në vlerë dhe aktivitetin e saj ekonomiko-financiar mbi të ardhurat që realizoheshin.
Pasuritë e zëvendësive episkopale të Fierit kanë qenë të ndara në:
Kurse më të specifikuara këto pasuri po i trajtojmë të veçanta për 3 Manstiret e Fierit që janë:
I Manastirin e hirshëm të “Shën Kozmait” – Kolkondas, që përfshin brenda tij edhe kishën e “Fjetja e Shën Marisë”, po i trajtojmë të shkëputura (siç janë në dokumenta arshivale):
a – Pasuria e Manastirit të “Shën Kozmait” para Reformës Agrare kanë qenë:
1. Toka bujqësore dynym 405
2. Tokë pyll (për dru zjarri): dynym 185
3. Livadhe e kullota: dynym 340
4. Rrënjë ullinj: copë 150
b – Prona e Kishës kanë qenë:
1. Tokë bujqësore dynym 98
2. Tokë Pylli (dru zjarri) dynym 182
3. Rrënjë ulliri copë 70
(në Nartë dhe Vlorë)
Sqarojmë se këtu nuk përmendim pasurinë e luajtëshme të manastirit siç janë: Lipsani i Shën Kozmait”; Librat e Shenjta dhe Arkiva e manastirit; Ikonat dhe sendet e shenjta me vlerë sipas inventarit të 22.9.1947, gjithashtu po bëjmë të njohur se vula zyrtare shqiptare e manastirit mban vitin 1921.
Ndërsa për Kishën “Fjetja Shën Marisë” thuhet se muret janë ngrënë nga lumi dhe si rrjedhim janë rëzuar një pjesë e mureve dhe të ajodhimës, dhe ikonostasi i saj me vlera të rralla artisike është hequr rreth viteve 1935 dhe mbahej i mbyllur në një dhomë pranë ku meshohej për “Shën Marinë”. Në vitet 1941-1943, kjo kishë u rindërtua përsëri, duke i bërë themel betonarme brenda në ujin e lumit, prej një inxhinieri jugosliav i internuar atëhere në Fier. Kurse për prejardhjen historike të pronave, sipas dokumentave rezulton si më poshtë (tekstualisht): Zotërimi i këtyre pronave që bën fjalë paragrafi a) i Qarkores Nr. 4 datë 9.1.1947 Manastiri i “Shën Kozmait” dhe kisha e “Shën Marisë” i ka pasur të blera qysh prej stërgjyshërvet në kohët e aspravet dhe të ndjerit Mitropolit Joassaf Velegradhon. Kjo mbasi në regjimet e kaluara, qysh në kohën e rebelizmit, dokumentat kanë humbur ose janë djegur (titullarin e kësaj zyre të quajturin Ikonom Harallamb Petodhanj e vranë).
II Manastiri i Hirshëm “Fjetja e Shën Marisë” – Pojan, ka pasur pasuri dhe prona
1. – Tokë bujqësore: dynym 530
2. Livadhe e Kullota: dynym 170
3. Rrënjë ullinj: copë 300
III Manastiri i Hirshëm “Shën Trifoni” Sheqishtë, ka pasuri dhe prona:
1. Tokë bujqësore: dynym 90
2. Tokë vreshta: dynym 4
3. Rrënjë ullinj: copë 207
a) Pasuritë kishtare (të përmbledhura pjesore, të deritanishme, pasi po vazhdon puna për grumbullimin dhe evidentimin e dokumenta të tjera nga A.Q.SH) janë si më poshtë:
Para Reformës Agrare dhe Pas Reformës Agrare
1. Tokë Bujqësore: dynym 3.804 – dynym 424
2. Tokë Pyje: dynym 80 – dynym 33,70
3. Rrënjë ullinj: copë 309 – copë 108
(sipas A.Q.SH. Fondi 1036, Dosje 68-72) (Sipas A.Q.SH. Fondi 1036, V. 1951, Dosje 441-529)
b) Pasuritë e 3 manastireve (të përmbledhura) janë si më poshtë:
Para Reformës Agrare dhe Pas Reformës Agrare
1. Toka bujqësore, dynym 1.123, – dynym 142 ose 12 %
2. Livadhe e Kullota, “-” 510 11 ose 2,2 %
3. Tokë pylli, “-” 367 “-” 12 ose 3,2%
4. Tokë vreshta, “-” 4 “-” “” ose –
5. Rrënjë ullinj, copë 727 copë 53 ose 7,3%
Nga sa shihet më sipër, mund të nxirret konkluzioni që Komuniteti Orthodhos që nga viti 1945 deri në vitin 1967, i është nënshtruar një strategjie të përcaktuar mirë, që krahas reformave, shtetëzimeve, konfiskimeve dhe represioneve ekonomike (që ishin gjithmonë të gërshetuara në mënyrë të përsosur me ato politike, ideologjike dhe morale), me qëllim për ta zhveshur nga pronat dhe si rrjedhim synohej dhe asfiksim gradual nga viti në vit duke zhdukur të ardhurat dhe zbehur rolin e Kishës, deri në mbylljen e plotë më 1967.
Po kështu, gjejmë vend të shprehim shqetësimin tonë edhe për dy probleme në lidhje me pronat, që nuk po gjejnë rrugën e drejtë të zgjidhjes, që janë: kthimi i plotë i sipërfaqes së tokës (truallit) në pronësi të Kishës së “Shën Gjergjit” Fier. Sepse nga 15,70 dynym tokë truall, kjo referuar asaj pas reformës, (sipas A.Q.SH.F. 1036 v.1951 Dosje 441 fl. 80, sepse ajo para reformës është sigurisht më e madhe) na janë njohur vetëm 10,70 dynym. Pra, kërkojmë diferencën prej 5 dynym truall, së bashku me objektin godinë me sip. 97 m2, që ka qenë pronë e kishës dhe shërbente si Mitropoli e shkollë deri në vitin 1967. Nga kjo godinë na u dha gjysma e saj për zyra në vitin 1992. zyrë e cila më vonë u zaptua pa leje nga një familjar, pasi e rregulluam ne si godinë. Ndërsa sot, në këtë truall prej 5 dynymë, Bashkia e Fierit po jep lejendërtimi për kioska, lokale, bilardo, etj., me justifikimin se kjo pronë është e lirë dhe nuk i ka dalë i zoti?! Për fitojmë nga rasti t’i bëjmë të ditur se kjo pronë është aq e vjetër sa është qyteti i Fierit, pasi Kisha e Shën Gjergjit u ndërtua në vitin 1877. Kjo kishë për fat të keq pati jetë të shkurtër vetëm 1 shekull, sepse në vitet 1970 u prish, duke përdorur përveç buldozerëve dhe armën e tankeve.
Petrika Shalësi
Kisha e Manastirit të Fjetjes së “Shën Marisë” në Pojan (Apollom).