EmailFacebookKontakt

Dobësitë tona të çmuara

Këto fjalë të cilat na vijnë nga një murg i shekullit të Vll-të, duken pa dyshim të pakuptueshme për njeriun modem, i cili duke u vendo- sur në mënyrë të ndërgjegjshme apo jo, nën slloganin ‘Vullneti ifu- qisë’ të Niçes, i cili përhapet me forcën që mbart në të gjitha fushat si ajo ekonomike, ushtarake, industriale, teknike, ky njeri është i pre- okupuar deri në obsesionin që ka për të rritur fuqinë financiare, fizike, seksuale etj.

Në fakt, si do të mund të ishte i lumtur një njeri i “formatuar” sipas normave të diktuara nga mënyrat e jetesës dhe nga mentalitetet e sotme duke konstatuar dobësinë e tij? Pa dyshim, përveç kësaj ai nuk do të ngurronte së pyeturi se cila do të ishte kjo udhë e pabesueshme nëpërmjet së cilës njohja e dobë- sive tona do të bëhet themeli i çdo virtyti… Asnjë nga fjalët e lartpër- mendura nuk janë për atë të panjo- hura, dhe për më tepër, nëse këto fjali do t’i lexonte njeriu i kohëve tona do të ishte e vështirë t’iu nxirr- te kuptimin, kaq shumë janë lar- guar nga tradita e krishterë mentalitetet dhe fjalori i kohëve moderne. Një përkthim i vërtetë ndihet i ne- vojshëm për të ripërcaktuar këto nocione dhe të caktojnë kuptimin origjinal të tyre sipas mendimit të autorit dhe një perspektivë shpirtë- rore. Dobësia për të cilën po flasim këtu nuk i referohet vetëm papër- sosmërive individuale si psikolo- gjike apo morale, por gjithashtu dhe mbi të gjitha pafuqisë dhe kufizi-

njerëzore të rënë, të ndarë e të lar- guar nga Krijuesi i saj – kjo është ajo që Paskali e quante mjerimin e njeriut: “Ajo që është e natyrshme- te kafshët, tek njerëzit quhet mje- rim, nga ku ne njohim se sot natyra e tij është njësuar me atë të kafshë- ve, ka rënë nga natyra më e mirë e cila më parë ishte e tija. A nuk do të ishte fatkeq ai që nuk është mbret ose ndryshe një mbret pa asgjë?

Madhështia e njeriut buron pra, sipas Paskalit nga mjerimi i tij, d.m.th. nga ndërgjegjësimi i dobësi- së së tij ontoiogjike, e cila bën që kafsha njerëzore nuk është e nuk do të jetë kurrë i kënaqur nga gje- ndja e tij deri sa të ketë gjetur naty- rën e tij të vërtetë, e cila është hyj- nore në imazhin dhe ngjashmërinë e Krijuesit të tij. Ja pra pse mistikët e çdo kohe dhe të çdo tradite bien dakord të pohojnë se nuk ka fat- keqësi më të madhe që mund ta cënojë një njeri sesa vetëkënaqë- sia, pra të jesh i kënaqur me veten tënde.

“I drejti që nuk është ndër- gjegjësuar për dobësinë e tij ecën mbi majën e briskut – na pa- ralajmëron shën Isaak Siriani. Ai nuk është larg rënies dhe luanit shkatërrues, dua të them demonit të krenarisë”

Të kënaqesh me veten, nënkup- ton dremitje në rrugën që bën kri- jesa jo e përsosur drejt Krijuesit të saj, që vetë është i përsosur dhe përveç kësaj dremitja sjell herët a

vonë rënien fatale të njeriut të verbuar nga një imazh shumë laj- katues që ka për veten.

Në fakt një i sëmurë nuk duhet të ndalojë pa asnjë pretekst kurimin e tij derisa të shërohet plotësisht, përndryshe e keqja do ta vinte po- shtë dhe gjendja e tij do të rëndohej duke e privuar kështu nga efektet mirëbërëse të marra më parë.

Gjithashtu edhe njeriu i cili ecën në rrugën e shërimit shpirtëror – dhe në jemi të gjithë ose duhet të jemi të gjithë – cilido qoftë stadi ku është duhet të ruajë gjithmonë në mendje ndjenjën dhe ndërgjegjen e gjallë të papërsosmërisë së tij – thënë ndryshe të dobësisë së tij të dyfishtë, personale dhe në të njëjtën kohë ontoiogjike – pasi tërësia e procesit të shërimit qëndron në njohjen e së keqes personale.

Nëse do ta krahasonim Mbre- tërinë e Qiejve me një shkallë, ky krahasim nuk është vetëm për shkallët e njëpasnjëshme, por edhe për vetë faktin se mbi një shkallë nuk është e mundur të ndalesh në mes të rrugës: ose ngjitemi ose zbresim.

Duke këmbëngulur mbi domos- doshmërinë e njohjes së dobësisë sonë dhe të ruajmë brenda nesh ‘vigjilencën si një thesar’, shën Isaak Siriani na bën të ditur rrezikun që na kërcënon kur – nga negli- zhenca, indiferenca apo kotësia – harrojmë se të gjithë vuajmë nga e njëjta sëmundje, e cila është sëmu- ndje e mirëfilltë e gjindjes njerë- zore, dhe se i vetmi qëllim real i je- tës sonë tokësore, i cili përmbledh të gjitha aspektet e ekzistencës sonë, është të shërojë të keqen që ndodhet në natyrën e njeriut të rënë, thënë ndryshe, të fitojë mbi vetë vdekjen me ndihmën dhe në shembullin e Shpëtimtarit tonë.

Ndërgjegjësimi për dobësitë tona nuk është veçse pasoja naty- rale e një vizioni të qartë për veten, i cili lind në mënyrë krejt natyrale përulësinë, ‘virtptin i cilipërmbledh gjithçka tek vetja’- na kujton shën Isaak Siriani. Amin

Nga Prof. Viorel Stefaneanu
Material i shkëputur nga Buletini

Shën Joan Kasiani,
Paris, shtator 2006, fq.16

Përktheu: Eleni Paid

“Lum njeriu që njeh dobësinë e tij. Pasi kjo njohje është themeli,
rrënja, parimi i çdo mirësie. Kur njeriu ka mësuar dhe ndier
dobësinë e tij, nuk e përqendron shpirtin në kotësi që errëson
njohjen, por e ruan në vetvete vigjilencën si një thesar. ”
(Shën Isaak Siriani)

Dobësitë tona të çmuara