EmailFacebookKontakt

Do të ribotohet

Pak kohë para se të vdiste Benjamin Franklin përgatiti epigramën e mëposhtme që ta vinin në varrin e tij: “Këtu dergjet Benjamin Franklini, ish tipograf. Trupi i tij është si kopertina e një libri, faqet e të cilit nuk gjenden këtu brenda. Kjo kopertinë do të hahet nga krimbat. Por libri nuk do të humbasë.

Do të ribotohet me fletë të paprishme dhe kopertinë më të bukur ditën e Gjykimit nga Shtëpia Botuese e Mbretit Qiellor”.