U diplomuan maturantët e parë të shkollës së mesme “Kryqi i Nderuar” në Sukth, Durrës
Më 8 korrik 2010 u zhvillua ceremonia e diplomimit të maturantëve të shkollës së mesme “Kryqi i Nderuar”, Sukth, Durrës. Këtë vit nga bankat e kësaj shkolle dolën nxënësit e parë, të cilët do t’i drejtohen tash- më auditorëve të universiteteve dhe disa edhe Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” për të vazhduar përgatitjen e tyre, për të shërbyer si kuadro të ardhshëm të Kishës Orthodhokse.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi, i cili është edhe themeluesi e financuesi i kësaj shkolle. Nxënësit patën privilegjin që të merrnin diplomat e tyre nga duart e Fortlumturisë së Tij dhe ai u uroi atyre suksese në rrugën e tyre të përgatitjes shkencore e shpirtërore, duke i ftuar ata që të rrinin gjithmonë pranë Kishës, e cila i edukoi dhe i formoi deri tani.
Të gjithë këtë punë e shpreh më së miri fjala që mbajti para të pranishmëve nxënësi më i mirë i maturës 2010, Theodhor Millona, pjesë nga e cila po japim më poshtë:
“…Kujtoj me nostalgji veten time në një moshë mjaft të vogël, veshur me stolinë e kuqe, duke shërbyer në ajodhimën e kishës së Ungji- llëzimit të Hyjlindëses në Tiranë, çdo të diel pranë jush Fortlumturi. Dashamirësia që tregonit ndaj nesh, duke na thirrur të gjithëve në emër, na mbushte me ngrohtësi atërore.
Vitet kalonin e bashkë me to edhe unë rrite- sha, duke qenë pjesëmarrës i rregullt në aktivi- tete të ndryshme të organizuara nga Kisha, në grupet e katekizmit, në kampingjet verore në Zvërnec e çdo të diel apo të kremte duke shër- byer në kishë, me dashuri për Perëndinë.
Por lavdi Perëndisë, me iniciativën tuaj, Fortlumturi, një tjetër shkollë u hap në Shqipëri. Një lice kishtar, model, duke filluar që nga ambientet, kushtet e mundësuara për ne e duke vazhduar më tej me drejtuesit, mësuesit e të gjitha lëndëve, kujdestarët tanë të palodhur, akti- vitetet e larmishme, jeta shpirtërore, pjesëmarrja në shërbesa etj.
Dhe ja ku jemi sot, dy breza të ndryshëm dalë nga i njëjti model shkolle, frymëzuar, the- meluar dhe financuar nga Kryepiskopi ynë i dashur, Fortlumturia e Tij Anastasi. Ne nxënësit e brezit të ri dhe brezi më i vjetër, që kanë dalë nga bankat e liceut të Gjirokastrës, tashmë janë mësuesit tanë që na kanë ndihmuar jo vetëm gjatë procesit mësimor, por edhe me shembullin e këshillat e tyre.
Ndërsa sot ne dalim nga bankat e kësaj shko- lle, do të kemi gjithnjë në zemër me mirënjohje Fortlumturinë e Tij, i cili na mundësoi studimin në këto banka dhe të mos harrojmë traditën tonë orthodhokse, se nga Kisha jo vetëm marrim, por edhe duhet të japim.
Ju premtojmë, Fortlumturi, se ne do të studiojmë të gjithë në Shqipëri, për të mos braktisur Kishën dhe Atdheun tonë dhe do të jemi përjetësisht bij besnikë të Kishës dhe Kryepiskopit Anastas.
E pra, ndërsa do të marrim një formim universitar, në mbarim të tij dhe gjatë gjithë jetës sonë, të përpiqemi të kontribuojmë për Kishën tonë në aspekte të ndryshme, kudo dhe kurdo- herë që ajo do të na thërrasë, pa asnjë hezitim, për përparimin e saj, që ajo në vazhdimësi të forcohet dhe të lulëzojë kurdoherë. Në këtë më- nyrë ne do të mundohemi t’i kthejmë Kryepisko- pit Anastas dhe Kishës, qoftë edhe pjesërisht, dashurinë dhe përkujdesjen që na është dhënë këta katër vjet.
Në radhë të parë, duhet të falënderojmë Perëndinë, i Cili na ndriçoi të studionim në këtë lice kishtar, ku, në dallim nga bashkëmoshatarët
tanë kudo në Shqipëri, ne jetuam 4 vite ndryshe, larg tundimeve dhe rreziqeve të moshës. U rritëm fizikisht, u ndryshuam shpirtërisht, u maturuam lirisht, nën një frymë të krishterë orthodhokse.
Në vazhdim ju falënderojmë, Fortlumturi! Ju, duke i shërbyer gjatë gjithë jetës suaj Perë- ndisë dhe Kishës së Tij, keni ngritur tashmë në Shqipëri një sistem të tërë arsimor, që nga kop- shtet, shkollat nëntëvjeçare, shkollat e mesme, institutet e formimit profesional, Akademia Teologjike e deri tek Universiteti “Logos”.
Ju falënderojmë ju, zoti drejtor, mësues, kujdestarë dhe gjithë personelin, për të gjitha mësimet që na keni përcjellë, gjithnjë të palodhur dhe plot durim. Një falënderim i veçantë edhe për atë Gjerasimin, që ishte si një baba për ne dhe që na deshi si bijtë e tij, duke na bërë të ndihemi si në shtëpi…
Do ta ruajmë me kujdes gjatë gjithë jetës, dëftesën që po marrim sot, si një nga dokumen- tet më të rëndësishme që do të stolisë CV-në tonë, edhe për faktin që në të gjendet nënshkri- mi i Atit tonë të dashur dhe personalitetit të nderuar botërisht, firma e Kryepiskopit Anastas…