600 objekte me vlerë të jashtëzakonshme do të ikin nga 20 manastiret e Malit të Shenjtë, për t’u ekspozuar në Muzeun Bizantin të Selanikut, në kuadrin e Kryeqytetit Kulturor të Europës 1997. Ndërkohë, nga ana e Komisionit Arkeologjik janë shprehur rezerva në lidhje me numrin e relikeve, që konsiderohet i madh, si edhe me mënyrën e përzgjedhjes së tyre. Sidoqoftë, deri në fund të janarit do të jetë përfunduar propozimi në lidhje me reliket konkrete që do të ekspozohen. Në këtë kohë do të mblidhet edhe Kuvendi i Dyfishtë, që është organi më i lartë i Komunitetit të Malit të Shenjtë, për të dhënë konfirmimin përfundimtar të pjesëmarrjes së tyre. Për këtë program do të jepen fonde të konsiderueshme, kryesisht nga Bashkimi Evropian dhe nga qeveria greke, që do të përdoren nga Komuniteti i Malit të Shenjtë për restaurim dhe mirëmbajtje të manastireve.