EmailFacebookKontakt

Do rihapet mensa e të varfërve në Tiranë

Do rihapet mensa
e të varfërve në Tiranë

Me bekimin e Kryepi-
skopit Anastas së shpejti
do të rihapet mensa e të
varfërve në Tiranë. Punën
drejtuese dhe organizative
e kanë marrë përsipër ta
ndjekin gratë e Lidhjes Or-
thodhokse të Kryeqytetit.
Mensa do të jetë e hapur
dy herë në javë, të martën
dhe të enjten. Sipas grave
të Lidhjes, në fillim do
shërbehet brenda mensës
për 30 persona nevojtarë
dhe për 20-30 të tjerë në
mënyrë ambulante. Në li-
dhje me këtë iniciativë,
Kryepiskopi i bëri thirrje
komunitetit besimtar të
Tiranës për të ofruar ndih-
mesën e vet, sidomos Ja-
vën e Madhe të Pashkës.
Nga kjo ftesë, brenda një
dite u mblodhën 70 mijë
lekë të rinj, ndërkohë që
edhe gratë vazhdojnë ndër-
gjegjësimin e besimtarëve,
të cilët herë pas here der-
dhin kontributin e tyre.
Për të rritur këto të ar-
dhura, gratë aktiviste iu
përgjigjën kërkesës së
firmës AIBA Co për ngjy-
rosjen e 6000 kokrrave
vezë te kuqe. Kjo bëri që
të ardhurave nga komu-
niteti t’i shtohej edhe një
shumë prej 44 mijë lekësh
të rinj nga fitimi që u si-
gurua prej punës vullne-
tare 5-ditore plot përku-
shtim të grave.
Në vazhdimësi, ftohen
besimtarët dhe dhurues të
tjerë të ofrojnë kontributin
e tyre pranë Zyrës së Gra­
ve të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë.
Rajmonda Shqevi