EmailFacebookKontakt

Dituria

Dituria
Virtyti i diturisë ndryshon nga njohja në atë
që dituria është kuptuar normalisht si depër-
tim i drejtpërdrejtë brenda gjërave, si ku-
ptimi dhe kapja praktike e asaj që është e
vërtetë dhe e drejtë në shprehjen dhe formën
e saj të gjallë. Njeriu i urtë është ai që sheh
qartë dhe thellë në misteret e Perëndisë.
Është ai që mund të japë një këshillë konkre-
te në problemet e^ërditshme të jetës, ai që
mund të tregojë vullnetin e Perëndisë tek nje­
riu që po përballet aktualisht me probleme
dhe vendime. Është ai, i cili, ashtu si Jisui,
njeh jo vetëm atë që është në Perëndinë, por
“çfarë është në njeriun” (Kr. Joani 2:250).
Në Dhiatën e Vjetër, u zhvillua një grup i
tërë i literaturës në lidhje me temën e
diturisë (urtësisë) hyjnore. Psalmet, Fjalët e
urta dhe shkrimet e tjera të urtësisë të tilla,
si: Kishtari, Urtësia e Salomonit dhe Jisui,
Biri i Sirakut, e tregojnë qartë se çfarë dituria
është, dhe çfarë është për të qenë i ditur.
A nuk bërtet vallë dituria dhe matu-
ria, a nuk e bën zërin e saj të dëgjohet?
Ajo qëndron në këmbë mbi majën e
lartësive, gjatë rrugës, në kryqëzimet
e rrugëve; bërtet pranë portave, në
hyrje të qyteteve, në prag të dyerve;
“Ju drejtohem juve, o njerëz dhe zëri
im u drejtohet bijve të njeriut. Kupto-
ni, o njerëz të thjeshtë, maturinë, dhe
ju, njerëz pa mend, kini një zemër të
urtë. Më dëgjoni, sepse do të flas për
gjëra të rëndësishme dhe buzët e mia
do të hapen për të thënë gjëra të dre-
jta. Sepse goj a ime do të shpallë të vër –
tetën; pabesia është e neveritshme për
buzët e mia. Të gjitha fjalët e gojës
sime janë të drejta, në to nuk ka asgjë
të shtrembër dhe të çoroditur . Janë
të gjitha të drejta për atë që ka mend
dhe për ata që kanë gjetur dijen.
Pranoni mësimin tim dhe jo argjen­
din, dijen në vend të arit të zgjedhur ,
sepse dituria vlen më tepër se marga-
ritarët, të gjitha gjërat që dikush
mund të dëshirojë nuk barazohen me
të. Unë, dituria, rri me maturinë dhe
e gjej dijen në meditim. Frika e Zotit
është të urresh të keqen; unë e urrej
kryelartësinë, arrogancën, rrugën e
keqe dhe gojën e çoroditur . Mua më
takon mendimi dhe dituria e vërtetë;
unë jam zgjuarsia, mua më përket
forca” (Fjalët e urta 8:1-14).
Në Dhiatën e Re, dituria hyjnore gjendet në
Jisu Krishtin, që është Vetë “dituria e Perë –
ndisë” (IKorinthianët 1:4). Në tërë Shkr­
imet, Shpirti i Zotit është qujtur “fryma e
diturisë dhe e kuptimi, fryma e këshi-
llës dhe e fuqisë, fryma e njohjes dhe
e frikës së Zotit” (Isaia 1 1:2). Eshtë kjo
Frymë që Zoti u jep atyre që besojnë në Atë.
Sepse Perëndia, me gjithë urtësinë
dhe mençurinë, bëri të njohur tek ne
misterin e vullnetit të tij sipas
pëlqimit të tij, që ai e kish përcaktuar
me veten e tij që, kur të plotësoheshin
kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm,
në Krishtin, të gjitha gjërat, ato që
janë në qiejt dhe ato që janë mbi dhe.
Prandaj edhe unë… nuk pushoj së falë-
nderuari për ju dhe duke ju kujtuar
në lutjet e mia, që Perëndia i Zotit
tonë Jisu Krisht, Ati i lavdisë, t’jujapë
juve Frymën e diturisë dhe të zbu-
lesës, në njohurinë e tij, dhe t’u ndri-
çojë sytë e mendjes suaj, që të dini cila
është shpresa e thirrjes së tij dhe cilat
janë pasuritë e lavdisë së trashëgimis-
ë së tij në shenjtorët, dhe cila është
madhështia e jashtëzakonshme e
fuqisë së tij ndaj nesh, që besojmë…
Për këtë arsye unë, Pavli… ju
shkrova… për t’u manifestuar të
gjithëve pjesëmarrjen e misterit, i cili
nga epokat më të lashta qe fshehur në
Perëndinë, i cili krijoi të gjitha gjë-
rat… që nëpërmjet kishës, në kohën e
tashme u manifestohej… dituria e shu-
mëllojshme e Perëndisë (Efesianët 1:9-
10, 15-19, 3:1-10).
Në Kishë, ashtu si thotë Shën Pavli, dituria
hyjnore i jepet personit shpirtëror. Njeriu i
ditur, që zotëron Frymën e Perëndisë, mund
t’i tregojë “popullit të tij njohjen e shpë-
timit… për të ndriçuar ata që dergje-
shin në errësirë dhe në hijen e vdek-
jes, për të udhëhequar hapat tona në
udhën e paqes” (Lluka 1:77-79). E kun-
dërta e diturisë hyjnore është marrëzia e
mëkatshme, e cila e sjell njeriun në fatkeqësi,
vuajtje, shkatërrim dhe vdekje (Kr. Fjalët e
urta 10-14). Në jetën shpirtërore të Kishës,
janë njerëzit e urtë, mjeshtërit shpirtëror dhe
mësuesit e shenjtë, të cilët kanë fituar ditu-
rinë hyjnore dhe kështu ata janë bërë të aftë
për të drejtuar dhe udhëhequr fatin e shpirt-
rave të pavdekshëm të njerëzve.