Ditët e fundit vendin tonë e vizitoi një grup studentësh teologjie nga Moska, të Seminarit “Shën
Fillareti”. Ata bënë vizita në Akademinë Teologjike, u takuan me studentë orthodhoksë, si dhe vizituan
vende të shenjta. Të dielën, 10 tetor, grupi i miqve nga Rusia mori pjesë në Liturgjinë Hyjnore në kishën
“Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë.