EmailFacebookKontakt

Ditë për të falënderuar Perëndinë…

Që në orët e para të mëngjesit
të ditës së hënë, dt. 22.0.07, be-
simtarë të shumtë ishin mbledhur
në Kishën “Ungjillëzimi i Perë-
ndilindëses” në Tiranë, për të
marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore
në kujtim të Apostull Timotheut e
Shën Anastas Persianit. Liturgjia
Hyjnore kryesohej nga Kryepi-
skopi Anastas. Bashkëmeshonin
Hirësi Ignati, Hirësi Andoni,
Hirësi Nikolla dhe klerikë të tjerë.
Në përfundim të meshës,
duke iu drejtuar Kryepiskopit
Anastas, Hirësi Ignati tha:
“Emri juaj i nderuar është i li-
dhur me emrin e shenjtorit, dësh-
morit që kremtojmë dhe që po lu-
sim ju dhe ne, sepse Anastas do
të thotë të ngriturit nga të rënët.
Ishim të rënë dhe Z. Krisht me ngja-
lljen e Tij na griti dhe na ngjiti në
qiejt. Por edhe Kisha e Shqipërisë
ishte e rrëzuar. Me ardhjen Tuaj
si i zgjedhuri i Perëndisë kjo Kishë
dhe ndoshta mënyra të tilla përsë-
Ditë për të falënderuar Perëndinë..
ri ten që të mos harrojmë mirënjoh-
jen tonë ndaj Perëndisë së pari e
pastaj ndaj Jush, të dërguarit të Pe-
rëndisë. Në ditët e emrit të krishterët
orthodhoksë, falënderojmë Perën-
dinë, por njëkohësisht falënderojnë
vëllezërit e motrat më Krishtin për
urimet që shkëmbejnë, që lidhin më
shumë njerëzit me njëri-tjetrin”.
Korresp. i gametes “Ngjallja”
Në fjalën e Tij Kryepiskopi
falënderoi klerikët dhe të gjithë be-
simtarët, vëllezër dhe motra më
Krishtin, për mbështetjen dhe ndih-
mën që i kanë dhënë në punën e tij
gjatë kësaj kohe. “Le të lutemi që
Zoti të na falë diçka nga zelli apo-
stolik që pati Apostull Timotheu që
lusim dhe festojmë sot dhe diçka
nga durimi dhe dëshira për t’u
martirizuar e Shën Anastas Per­
sianit. ..”, tha Kryepiskopi.
Pas meshës, paradite dhe pas-
dite, qindra besimtarë erdhën në I
Kryepiskopatën e Shenjtë, për të |
uruar “Për shumë vjet, o Krye-
zot!” Kryepiskopin Anastas.