Kenia
Ditë e rinisë orthodhokse
Në shkurt në Kenia u kremtua një Ditë e Rinisë Orthodhokse. Me iniciativën e “Syndesmos” Federatës ndërkombëtare të Rinisë Orthodhokse, kjo ditë kremtohet që prej dy vjetësh. Në të morën pjesë mjaft të rinj orthodhoksë nga Kenia, por edhe të ardhur nga Uganda, Tanzania, Nigeria dhe Kameruni. Mbledhja u realizua në seminarin Makarios III, në Nairobi.