Korçë
“Ditë e Ngjalljes sot na ndriti, ngazëllohuni pra”
Ditën e shtunë në mbrëmje mijëra besimtarë nga Korça, Tirana, Vlora, Fieri, FYROM, Greqia, Amerika etj., mbushën të gjitha kishat e qytetit për të gëzuar panairin e madh, gëzimin e madh të Ngjalljes së Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht. Në të gjitha kishat e qytetit të Korçës u celebrua shërbesa e Ngjalljes, ndërsa në Kishën Katedrale “Ngjallja e Krishtit” shërbesa u drejtua nga Hirësia e Tij, Imzot Joani. Ai i ftoi të gjithë besimtarët që të afroheshin dhe të “merrnin dritë prej dritës që s’perëndon”. Gjatë Liturgjisë Hyjnore Hirësia e Tij u bëri thirrje të gjithëve, fëmijë dhe pleq, të rinj dhe të reja, burra dhe gra që të përpiqeshin të mbanin me gëzim të pashuar dritën e Pashkës, dhe të jetonin me gëzimin që buron nga Ngjallja e Zotit.
Ditën e diel mbas shërbesës së Dashurisë, e cila u celebrua në kishën “Burimi Jetëdhënës”, u theksua sërish rëndësia thelbë- sore që ka “Ngjallja e Zotit” në jetën e çdo të krishteri dhe tran- sformimin real që ajo duhet të sjellë në jetën e çdo personi. Më pas u vazhdua me pritjet e urimeve në selinë e Mitropolisë së
(vijon nëfaqen 8)
“Ditë e Ngjalljes sot na ndriti,
ngazëllohuni pra”
(vijon ngafaqja 7)
Shenjtë, ku besimtarë të çdo moshe vinin dhe ve uronin për këtë gëzim të madh me urimin pc tradicional “Krishti u Ngjall!”. Gjithashtu uru- an edhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, përfaqësues të pushtetit lokal, deputetë si edhe Kryetari i Kuvendit Popullor, z.Servet Pëllumbi.
Në mbyllje të aktiviteteve të javës së Pa- shkës, në qytetin tonë pati dhe një bekim tjetër la shumë të veçantë. Ishte promovimi i librit të m Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, sp Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Prof. Dr. Anastasit, “Globalizmi dhe Orthodhoksia”. Në kete aktivitet moren pjese shume personahtete të qytetit të Korçës.
Vangjel Qazimllari P’