ϋ kremtua me madhështi 6-vjetori i Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas
Dita që shënoi ringritjen kanonike
të Kishës sonë
VHS»
Më 2 gusht u mbushën 6
vjet nga Fronëzimi i
Kryepiskopit të Tiranës dhe të
gjithë Shqipërisë, Fort-
lumturisë së Tij Anastasit.
Kjo ngjarje shënoi edhe ri
ngritjen kanonike të Kishës
sonë Orthodhokse Autoqefale
pas viteve të persekutimit,
ringritje që u plotësua muajin
e kaluar me krijimin e Sinodit
Çast nga dreka e shtruar me rastin e 6-vjetorit të Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas
të Shenjtë. Ishin 6 vite të
mbushura me vështirësi, por
edhe mbi të gjitha, me shumë
arritje, duke ndjerë pranë
gjithmonë ndihmën e Pe-
rëndisë, që nuk e ka kursyer
Hirine Tij, për të kapërcyer
çdo pengesë, për të dalë nga
çdo rrugë që dukej pa krye,
për të hapur çdo derë, që
dukej e mbyllur.
Me këtë rast, në
Katedralen “Ungjillëzimi i
Hyjlindëses” në Tiranë, u krye
një Liturgji Hyjnore, që u
drejtua nga Kryepiskopi
Anastas, së bashku me Imzot
Ignatin e Beratit, Imzot
Joanin e Korçës dhe Imzot
Kozmain e Apolonisë. Ishin të
pranishëm, përveç besimta-
rëve të shumtë edhe mjaft
klerikë, si dhe përfaqësi të
organizatave të grave, të
rinjve e intelektualëve
orthodhoksë nga të 4 dio-
qezat.
Në fjalën e tij, Kryepi
skopi, pasi falenderoi Pe-
rëndinë për gjithçka u bë e
mundur në këto vite, bëri
edhe një bilanc të thjeshtë,
por mjaft shprehës e të
pasur në fakte, të këtyre
arritjeve.
Pastaj, Protopresviter
Joan Trebicka përshëndeti
në emër të të gjithë kleri-
këve.
Më pas, në Hotel Dajti u
shtrua një drekë me rastin
e këtij kremtimi, me për-
faqësuesit e gjithë dioqeza-
ve, ku shumëkush, klerikë e
laikë, përfitoi nga rasti për
të uruar Kryepiskopin “Për
shumë vjet, o Kryezot” dhe
që të shprehte vendosmërinë
për të vazhduar në rrugën e
nisur.
Po më 2 gusht mbasdite,
nga Kryepiskopi Anastas u
krye edhe një Efqeli, shërbe-
së që është kthyer tashmë në
traditë në këtë ditë të
shënuar.
Korresp. i “Ngjalljes”