të të dy komuniteteve, traditë kjo e bukur në këtë qytet si gjithmonë jo vetëm nga Berati, por dhe nga trevat edioqezës dhe nga veriu e jugu dhe nga diaspora, si nga Greqia, Italia, Franca etj.
Pas Liturgjisë Hyjnore besim- tarët, me respekt si gjithmonë, dëgjuan mesazhin që përcjell kjo ditë e bekuar dhe thirrjen morale e shpirtërore që bëri Imzot Ignati për të dëmtuarit e tërmetit në Azinë Juglindore, për të qenë sa më pranë me sa kemi mundësinë.
Në orën 10:00, Imzot Ignati i shoqëruar nga At Petraqi dhe dhja- kon Spiridhoni u nisën për tek Ura e Goricës, vendi simbol i hedhjes së Kryqit.
Me qindra besimtarë, duke kë- nduar himnin e Pagëzimit, shoqëro- nin Imzot Ignatin dhe klerikët. Ura dhe brigjet përreth janë mbushur plot përplot. Bijtë e Dritës, djemtë besimtarë në këtë mot të ftohtë tipik të lagjes Goricë, presin në ujë e s’duan t’ia dinë, se kanë pranë Perëndinë.
Kryqin e hodhi Imzot Ignati. Ai u kap nga djemtë e Goricës, Fredi