I
Lindja jote O Krisht – Perëndia ynë,
i dhuroi botës dritën e diturisë,
dhe ata që yjet adhuronin.
Filluan Ty të të falen
Ty – Diellit të dashurisë,
Ty – burimit të drejtësisë,
që me lavdinë e madhështinë tënde,
Zot Iisu – shpëton mbarë njerëzinë.
II
Natë e qetë, natë e shenjtë
Kur lind foshnja e shenjtë
Prej natyrës qiellore u lind
Shpëtimtari ynë në një grazhd.
O madhështi, O Lavdi –
sa e thjeshtë je ti!
III
Dita e shenjtë erdhi, dita e shenjtë erdhi.
Nga Vithleemi lajmi i mahnitshëm mbriti
Prej shpirtit të shenjtë
të Virgjëreshës Mari
Lindi Krishti – Mbret i botës.
Oh! të nderojmë, o Zot!
Të falemi për shpëtimin e premtuar
që me gjuhën e profetëve, na e tha.
IV
Le të gëzojmë,
Le ta festojmë me madhështi
Ditën e lindjes së Mesisë,
Zotit, Shpëtimtarit tonë
Iisu Krisht.
Liza Sastoli
Besimtare orthodhokse