Në të dielën e Parë të Kre-
shmës, ne përkujtojmë një të Diel
të veçantë, në vitin 843, kur
PerandoreshaTheodhora shpalli
përgjithmonë rikthimin e ikona-
ve në Kishë dhe i dha fund deba-
tit midis atyre që ishin pro dhe
kundër ikonave.
Çfarë janë ikonat dhe pse janë
të domosdoshme në jetën tonë
shpirtërore? Le ta përmbledhim
kuptimin e tyre në katër mënyra:
Së pari çdo orthodhoks besim-
tar e di se kur përkulemi përpa-
ra një ikone dhe e puthim atë, ne
nuk na intereson ikona si një send,
por ne tregojmë dashuri për pers
onin që është pikturuar mbi dru.
Kur puthim ikonën e Krishtit ose
të shenjtorëve, ne po tregojmë
dashurinë për vetë Krishtin dhe
për secilin nga shenjtorët që janë
paraqitur në ikona.
Vërtet që 10 Urdhërimet
thonë: “Nuk do të bësh skulpturë
ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që
ndodhet aty në qiejt ose këtu po-
shtë në tokë. Nuk do të përku-
lesh para tyre” (Eksodi 20:4). Në
këtë urdhërim nuk i vihet theksi
tek “skulpturë” ose “shëmbëllty-
rë”, por faktit, që ne asnjëherë nuk
duhet t’i përkulemi, d.m.th nuk
duhet t’i adhurojmë imazhe të
tilla. Pak kohë, pasi Perëndia i
dha Moisiut 10 Urdhërimet, i tha
atij: “Do të bësh pastaj dy keru-
binë prej ari. Këta do të punohen
me çekiç ne të dy skajet e pajtue-
sit” (Eksodi 25:18). Padyshim, ky
urdhërim përqendrohet kundër
përkuljes para këtyre imazheve;
ska asgjë kundër vetë imazhit.
Pika e dytë, është se ikonat
na ndihmojnë të krijojmë një at-
mosferë të përshtatshme lutjeje.
Lutja Orthodhokse është një ve
prim që përfshin njëkohësisht
mendjen, trupin dhe shpirtin. Ne
përdorim të gjitha shqisat. Pra
ne adhurojmë me gojë (nëpër-
mjet lutjes e duke e puthur iko-
nën), me duar (duke bërë shenjën
e kryqit), duke nuhatur (kur i
mbajmë erë temjanit), duke shi-
juar (kur marrim Kungimin e
Shenjtë) dhe duke parë (duke
parë ikonat).
Së treti, ikonat janë libra të
hapur, që na kujtojnë Perëndinë.
Ato janë një nga mjetet që përdor
Kisha për të na mësuar besimin”.
Çfarë tjetër është ikona, veçse
një “Ungjill me figura”. Dikush
që është analfabet, ose që nuk ka
kohë të lexojë libra teologjikë, le
të hyjë në një nga kishat e vjetra
të Shqipërisë e do të shohë gjithë
historinë e shpëtimit të njeriut
në muret e saj – afresket që nga
rënia e Adamit dhe Evës, mre-
kullitë e Dhiatës së Vjetër, jetën
e Krishtit, veprat e apostujve dhe
të shenjtorëve gjatë 2000 vjetëve,
deri në ardhjen e dytë të Krishtit.
Gjithë teologjia dhe historia e
Ungjillit qëndron para syve tanë
nëpërmjet afreskeve.
Së fundi, ikonat na mësojnë
diçka shumë thelbësore, të njërës
prej doktrinave më të rëndësi-
shme të krishterimit. Ne pajto-
hemi me një besimtar joortho-
dhoks kur thotë, se Perëndia nuk
mund të paraqitet në piktura, se
pse ai nuk mund të kufizohet
brenda një pikture. Patjetër,
Perëndia nuk mund të paraqitet
në natryën e Tij të përjetshme.
Megjithatë, ikona është, para së
gjithash, një dëshmi e Mishëri-
mit të Perëndisë. Fakti më i rën-
dësishëm i Krishterimit është, që
Perëndia mori trup njerëzor, pa-
varësisht se ishte krijuesi i gjithë
njerëzimit. Prandaj dhe ikonat
na e kujtojnë këtë fakt.
Siç ka thenë Shën Joani i Da-
maskut: “Në tëkaluarën, Perën-
dia nuk u pikturua asnjëherë.
Megjithatë tani, kur Perëndia u
shfaq në mish, unë mund të krijoj
një imazh të Perëndisë, të
Perëndisë që mund ta shoh”.