Një diskutim i pasionuar po zhvillohet kohët e fundit në faqet e revistës zyrtare të Kishës Orthodhokse Bullgare, rreth gjuhës së shërbesave liturgjike. Sipas disave, përdorimi i bullgarishtes moderne lejon kuptimin më të mirë të teksteve dhe një pjesëmarrje më të ndërgjegjshme në liturgji.
Diskutimi sipas të tjerëve duhet bërë jo në nivelin e gjuhës, por të katekizmit. Sllavishtja e Kishës, që i ka rrënjët në bullgarishten e vjetër, është, përgjithësisht, e kuptueshme; ajo që mungon është një katekizëm teologjik i duhur, afirmojnë partizanët e një gjuhe “të pastër”, tradicionale dhe kujtojnë se, shpesh herë në histori, ka qenë “gjuha e Kishës”, që i ka shërbyer rinovimit dhe pastrimit të gjuhës së gjallë.