EmailFacebookKontakt

Diskutim mbi këngën liturgjikale ruse në Evropën Perëndimore

Në mjediset e Institutit teologjik të Shën Serzhit në Paris, u zhvillua kohët e fundit një diskutim rreth “Këngës liturgjikale ruse në Evropën Perëndimore.”

Kjo ishte tentativa e parë për të mbledhur së bashku rreth kësaj teme drejtues koresh, këngëtarë, kompozitorë dhe gjithë specialistët e interesuar për këngën liturgjikale orthodhokse.

Synimi i veprimtarisë ishte realizimi i një bilanci të rrugës së bërë deri më sot për ruajtjen dhe krijimin e këngëve liturgjikale, si dhe kuptimit të sensit teologjik të tyre.

Marrë nga SOP-i