Disa sugjerime për abonimin në gazetën “Ngjallja”
Kisha Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë i ka kushtuar vazh-
dimisht rëndësi të madhe infor-
mimit të besimtarëve me njohuri
të domosdoshme për besimin dhe
aktivitetet që zhvillohen. Me gjithë
vështirësitë, qysh në vitin 1930
janë botuar re vista e libra të ndry-
shëm, por me mbylljen e kishave
mungoi edukimi kishtar dhe kjo
krijoi një boshllëk shpirtëror për
mendimin orthodhoks.
Me rihapjen e kishave, përveç
punës së madhe që u bë për rindër-
timin e tyre, rëndësi iu kushtua
edukimit fetar. Rëndësi të madhe
pati për jetën orthodhokse botimi
i numrit të parë të gazetës
“Ngjallja”, në vitin 1992, për të
cilën Fortlumturia e Tij, Imzot
I Anastasi theksoi: “Dritën e Ngja-
lljes në shekuj të rrezatojë dhe të
I përhapë me artikujt dhe lajmet e
I saj”. Dhe vërtet, gjatë kësaj periu- i
| dhe 13-vjeçare të ekzistencës së saj
I ajo ka qenë zëdhënëse e fjalës së
1 Krishtit dhe e përhapjes së Ungji-
llit të Shenjtë.
Gazeta “Ngjallja” ka pasqyruar
| gjithë punën kolosale që është bërë
I për ringritjen kanonike të Kishës
। sonë. Dihet se në përgjithësi nga
। mjetet e informacionit kjo gazetë
I ngelet mjeti kryesor, sepse jep in- i
| formacion të përpunuar, të analizu- |
I ar dhe me argumente të plota. Në- I
përmjet gazetës “Ngjallja” ne nji-
I hemi me përpjekjet e mëdha që bë-
I hen për të marrë pronat e Kishës
| apo ikonat që shëtisin botën dhe
që janë pjesë e Orthodhoksisë. I
Dihen përpjekjet e shumta që u bë- |
në për të marrë truallin që të rindër- ;
tohej Katedralja në Tiranë; megji- |
thë vendimin e qeverisë, u bënë |
përpjekje që ta pengonin me argu- I
mente fallco e të pabazuara, por j
zëri i fuqishëm i intelektualëve dhe ।
besimtarëve nga gjithë dioqezat |
bëri që e vërteta të triumfojë. Të |
gjithë këtë informim e shumë të ।
tjera ne i kemi marrë nga gazeta 5
“Ngjallja”.
Duke parë rolin e madh të kësaj |
gazete për edukimin dhe informi- I
min e besimtarëve, duhet të konsi- ;
derojmë të gjithë si detyrë dhe jo ।
dëshirë abonimin dhe leximin në |
këtë gazetë. Para disa vitesh u ve- |
ndos sistemi i abonimit, por nuk u 1
vazhdua; ndoshta kishte kosto
shpëmdarja e saj. Dihet se çmimi
prej 20 lekë është shumë simbolik
dhe nuk cënon xhepin e besimtarit,
por duhet një organizim për abo-
nim dhe shpërndarje. Të marrim si
shembull Tiranën, e cila ka më shu-
më institucione të kishës si: Krye-
piskopata, shkolla, kopshte, qendra
diagnostikuese etj., secila nga këto
mjafton të bëjë listë për abonim
mujor, të derdhi lekët e mbledhura
e të shpërndajë gazetën duke ngar-
kuar nëpër kisha grupe të grave
orthodhokse e të rinisë, të cilët
duhet të abonohen për vete dhe për
ndonjë pjesëtar të pallatit ku ba-
non. Ky do të ishte shërbimi më i
mirë që do t’i bëhej Kishës për
shpërndarjen e gazetës. Ndoshta
mund të dalë dy herë në muaj për
të pasqyruar dhe punën që bëhet
në dioqezat e tjera, duke përgjithë-
suar punën e më të mirëve dhe
eksperiencën e tyre në shtimin e
numrit të besimtarëve, në pagëzi-
me apo kurorëzime, për evidenti-
min e fëmijëve orthodhoksë dhe të
pjesëtarëve të tyre nëpër enori, për
të falënderuar besimtarët që ndih-
mojnë materialisht për ndërtimin
e kishave apo të pajisjeve të tyre,
kjo për të stimuluar moralisht ata
dhe për të tërhequr të tjerë që të
ndjekin shembullin e tyre.
Në gazetë herë pas here duhet
t’u rikujtohen besimtarëve botimet
e ndryshme që bën Kisha, me
qëllim që të pasurohen bibliotekat
e tyre. Kisha boton dhe revistën
për fëmijë “Gëzohu” me çmim 50
lekë në muaj dhe revistën stu-
dentore “Kambanat” që del një
herë në dy muaj me çmim 100 lekë.
Abonimi dhe leximi në këto organe
do të bëjë që çdo besimtar i mosha-
ve të ndryshme të vihet në dijeni
për aktivitetet që zhvillohen bre-
nda dhe jashtë vendit.
Kostandin Boz,axhiu