CILAT JANE PERIUDHAT E CAKTUARAPisa fjalë për kreshmën
nga SHEN JOAN GOJARTI
E gëzueshme është
festa e sotme dhe njerë-
zit janë më të ndritshëm
se zakonisht. Vallë cila
është arsyeja?… Eshtë
kreshma, e cila nuk ka fi-
lluar ende, por që e pre-
sim. Ajo na grumbulloi
në shtëpinë e Atit tonë.
Edhe ata, që më parë
ishin shumë indiferentë,
kreshma sot i risolli në
prehrin atëror. Dhe në
se, vetëm pritja e saj na
bëri me kaq gatishmëri,
mendoni kur të vijë, sa
bekim do të na sjellë.
Kështu është edhe
një qytet, kur do ta vizi-
tojë një sundimtar i
frikshëm. Lënë mënjanë
çdo parregullsi dhe orga-
nizohen. Por, mos u tre-
mbni që e krahasova
kreshmën me sundim-
tarin e frikshëm; nuk
është e frikshme për ju,
por për demonët.
Nëse dikush është i
demonizuar – tregoi atij
një njeri që kreshmon
dhe do mbetet më i palë-
vizur edhe se gurët, du
ke ngrirë nga frika, si-
domos kur pranë kresh-
mës është edhe lutja.
Ndaj dhe KRISHTI thotë:
“Por k^ lloj i demonit
nuk del ueçse me anë të
lutjes dhe të agjërimit”
(Mattheu 17:21).
… Nëse është diçka
që duhet ta kemi frikë
ajo është dehja e grykë-
sia dhe jo kreshma, se-
pse ato, pasi na lidhin
fort me fuqinë tortu-
ruese të pasioneve… na
bëjnë shërbëtorë dhe
robër. Ndërsa kreshma,
kur na gjen shërbëtorë
dhe të lidhur – na zgjidh,
na lehtëson nga skllavë-
ria dhe na risjell në liri-
në që kishim më parë.
Dhe kur flas për kre-
shmë, nuk nënkuptoj atë
që bëjnë shumë njerëz,
por kreshmën e vërtetë,
d.m.th. jo vetëm shman-
gien nga ushqimi, por
edhe shkëputjen nga
mëkatet. Nuk mjafton
natyra e kreshmës, në se
ajo nuk bëhet si duhet,
për t’i larguar njerëzit
nga mëkatet, sepse “edhe
atleti,- thotë Apostull
Pavli,- nuk kurorëzohet
nëse nuk përpiqet sipas
ligjeve të atletikës. Ka
rrezik të lodhemi për
kreshmën dhe megjitha-
të të humbasim kurorën
e saj, prandaj le të më-
sojmë si dhe në ç’mënyrë
të kreshmojmë.
Fariseu i paravolisë
kreshmoi, por, edhe pas
asaj kreshme, zbriti nga
tempulli i shkretë. Meqë
rreziku është kaq i
madhpër ataqënukdi-
në të kreshmojnë, le të
mësojnë ligjet e kresh-
mës…
Kreshma është ilaç,
por ilaçi, sado i mirë që
të jetë, shpeshherë bë-
het i pavlefshëm nga
padituria e atij që e për-
dor. Njeriu duhet të dijë
edhe kohën e përshta-
tshme për ta marrë,
edhe sasinë e duhur,
edhe gjendjen e trupit,
edhe kushtet klimatike,
edhe stinën, edhe dietën
e të sëmurit, edhe shu-
më gjëra të tjera.
Nëse diçka nga këto
mënjanohet, ilaçi do dë-
mtojë në vend që të shër-
bejë. Në se kur duam të
shërojmë trupin duhet
kaq saktësi, aq më tepër
duhet ajo kur bëhet fjalë
për shpirtin dhe përpi-
qemi ta shërojmë atë
nga arsyetimet e këqija.
Kreshma është ndry-
shimi i gjithë jetës tonë,
sepse sakrifica e kresh-
mës nuk është shkëpu-
tja nga ushqimet, por la-
rgimi nga mëkatet. Kush
e kufizon atë vetëm tek
heqja e ushqimeve, në
realitet ai përbuz e
shkatërron kreshmën.
Kreshmon?,- tregoma
atë me veprat e tua.
Cilat vepra?
Nëse sheh të varfër –
ta ndihmosh, nëse sheh
armik – të pajtohesh me
të, nëse sheh një mik të
përparojë – të mos kesh
cmirë, nëse sheh një
grua të bukur në rrugë –
ta parakalosh…
Domethënë, të mos
kreshmojë vetëm goja,
por të kreshmojnë edhe
sytë, duart, këmbët dhe
të gjitha pjesët e trupit
tonë. Të kreshmojnë du
art, duke mbetur të pa-
stra nga vjedhja dhe pë-
rvetësimi. Të kreshmoj-
në këmbët, duke u
shmangur të shkojnë në
rrugë që të çojnë në pa-
mje mëkatare. Të kre-
shmojnë sytë, duke mos
lakmuar fytyra të bu
kur a e të huaja.
Nuk ha mish? Nuk
duhet të “hash” edhe me
sytë, dhe dëgjimin tënd.
Kreshmimi i dëgjimit
është të mos pranojmë
fjalë të këqia dhe dja-
llëzi. Të kreshmojë edhe
goja nga fjalë të turp-
shme dhe sharje, sepse
cili është përfitimi, kur
(Vijon në faqen 6)
Disa fjalë për kreshmën, nga Shën Joan Gojarti
(Vijon nga faqja 5)
nga njëra anë shmangemi të
hamë pula dhe peshk dhe nga
ana tjetër hamë dhe kafshojmë
vëllezërit tanë. Ai që akuzon
dhe shan është sikur kafshoi
mishin e të afërmit.
.. .Nëse e do rregullonim me
kujdes jetën tonë dhe tregonim
gjithë interesimin për shpirtë-
roret, nëse do hanim kaq sa të
plotësonim nevojat tona dhe do
ta vinim gjithë jetën tonë për
vepra të mira, as që do na duhej
ndihma e kreshmës. Por, meqë
natyra njerëzore është indi-
ferente dhe priret më tepër nga
rehatia dhe dëfrimi, prandaj
Perëndia, si babai i dhimbshëm
na dha shërimin e kreshmës….
Nëse ka nga ata që… që pe-
ngohen nga sëmundje trupore
dhe nuk mund të qëndrojë të pa-
ngrënë, i këshilloj që edhe së-
mundjen trupore ta qetësojnë
dhe të mos neglizhojë këtë më-
sim shpirtëror, por të përkuj-
desen për të shumë më tepër…
Ai që ha dhe nuk mund të kre-
shmojë, le të bëjë lëmosha më
të mëdha, le të lutet më shumë,
le të ketë më tepër gadishmëri
për të dëgjuar fjalët hyjnore.
Për këtë nuk na pengon aspak
sëmundja trupore; le të paj-
tohet me armiqtë e tij, le të
largojë nga shpirti çdo ligësi.
Nëse do të realizojë këto, atë-
herë bëri kreshmën e vertetë,
të cilën më tepër se çdo gjë
kërkon nga ne Perëndia.
Turp i madh është mëkati
dhe nëse e bëjmë, jo vetëm që du-
het të turpërohemi, por edhe të
mbulohemi mirë, të shajmë ve-
ten e madje ta mëshirojmë atë.
Nuk duhet ta lëshojmë ve-
ten, por të vrapojmë për rrëfim
dhe falenderim, sepse kemi një
Zot të tillë, i Cili nuk na kërkon
asgjë tjetër, veç pendim, në se
biem në mëkat për shkak të
indiferentizmit tonë.
Nëse hamë me masë kurrë
të mos turpërohemi, se Krijuesi
ynë na dha trup të tillë, i cili nuk
është në gjendje të mbahet ndry-
she, por vetëm në se ushqehet.
Le të ndalojmë ushqimin e
tepruar, se ai dëmton edhe shë-
ndetin, edhe të ndjerët mirë. Le
të heqim në çdo mënyrë këtë
mani shkatërruese, që të mund
të fitojmë të mirat që na kanë
premtuar në emër të Zotit tOnë
Jisu Krisht e të Atit dhe të
Shpirtit të Shenjtë.
AMIN