Disa deklarata në vite të Kryepiskopit Anastas për pajtim dhe paqe (të botuara në gazetën “Ngjallja” dhe në media)
DEKLARATË
M
arrim pjesë në dhimbjen e thellë që shkaktoi sulmi terrorist ndaj njerëzve të pafajshëm në Peshkëpinë e Sipërme dhe i shpre- him me gjithë shpirt ngushëllimet tona familjeve të viktimave. Ndër- gjegjja e krishterë është vendosmë- risht kundër veprimeve terroriste dhe i dënon ato. Shpresojmë dhe lu- temi që e vërteta të dalë sa më shpejt dhe plotësisht në dritë, të zbulohen fajtorët, të ngarkohen përgjegjësitë siç imponon e drejta, por edhe të intensifikohen përpjekjet për stabili- zimin e paqes në rajonin tonë.
Tiranë, 11 prill 1994
Kryepiskopi i Tiranës
dhe i gjithë Shqipërisë
t Anastasi
Më 13 prill 1994, Kryepiskopi Anastas do të shprehej përsëri: Ne nuk kemi të drejtën për të që- ndruar të heshtur, kur një grup i pa- njohur dhe i maskuar personash sy- non të minojë përpjekjet e ndershme për zhvillimin e miqësisë dhe solida- ritetit qëjanë ndërmarrë midis popujve.