Lexuam me habi artikullin e botuar në gazetën tuaj, dt. 10 tetor 2010, ku rreshtoheshin për të disa- tën herë një seri numrash dhe da- tash vendime gjyqesh, të ndërthu- rura këto edhe me komente të një- anshme dhe larg së vërtetës, midis rreshtave të të cilit ndihej një dëshi- rë e vjetër e autorit për të goditur Komunitetin Orthodhoks të Përmetit.
Autori as këtë herë nuk thotë ndonjë gjë të re, vetëm se bën thirr- je për rishtetëzim të Kishës Ortho- dhokse “Shën Maria e Pazarit” dhe për rikthimin e saj në shtëpi kulture, veprim ky i ngjashëm me praktikat komuniste të shkatërrimit të tem- pujve të vitit famëkeq 1967. Do të mundohemi të radhisim shkurti- misht disa argumente që hedhin poshtë tezat e z. Bezati për të kup- tuar qëllimin e vërtetë të fushatës së tij antiorthodhokse.
Argumenti historik. Dihet botërisht në qytetin e Përmetit se brenda ndërtesës së ish-shtëpisë së kulturës është e përfshirë edhe ki- sha, pikërisht aty ku më vonë do të adoptohej skena e koncerteve. Të vjetrit e qytetit, librat historikë, ma- dje dhe gurët e mbuluar nga suvaja komuniste flasin për kishën e vje- tër, që u ndërtua në fund të shek. XIX me shpenzimet e besimtarëve orthodhoksë të qytetit. Edhe pse abuzohet nga autori për ngjyrën e gurëve me të cilët ndërtoheshin kishat (thua se ai paska interes të madh për arkeologjinë kristiane), nga ekspertizat që janë bërë nga ekspertë shqiptarë, arkitektë, bi- zantinologë, madje edhe eksperti- za ndërkombëtare, kanë vërtetuar se kisha është përfshirë brenda ndër- tesës, ajo zë rreth 60% të ndërte- sës aktuale, ku janë shtuar anekset e tjera të nevojshme. Kushdo që ka dëshirë ta verifikojë këtë fakt, le të bëjë një vizitë në kishën orthodhokse në qendër të qytetit.
Argumenti ligjor. Autori akuzon në artikull komunitetin orthodhoks të Përmetit se paska uzurpuar pronën që prej shekujsh i takon atij dhe thotë se paska një vendim të Gjykatës së Lartë që i urdhëron besimtarët të braktisin kishën e tyre. Por harron të thotë
se besimtarët u futën në kishë, pas një vendimi të po kësaj Gjykate të Lartë dhe të Kolegjeve Seleksionu- ese në vitin 2003, vendim, i cili de- tyroi z. Bezati dhe autoritetet e Ba- shkisë të bënin dorëzimet. Para- doksalisht e njëjta Gjykatë e Lartë mbas tre vjetësh ndryshon qëndrim duke vendosur tani të kundërtën. Po cila Gjykatë në botë merr dy vendime të kundërta, të cilat tallin një komunitet të tërë, duke i thënë praktikisht të shkulin ikonat dhe të heqin sendet e shenjta dhe të shku- lin nga themelet altarin e shenjtë, aty ku për vite i janë drejtuar lutje
Perëndisë? Kjo na bën të dyshojmë për efektivitetin e drejtësisë shqip- tare, fakt që pranohet përditë edhe nga vetë zyrtarët më të lartë të KLD, por edhe nga raportet që vijnë nga organizmat ndërkombëtarë.
Argumenti i mosbindjes. Ki- sha nuk i përket vetëm Kryepisko- pit Anastas, ajo i përket të gjithë besimtarëve orthodhoksë, kështu që thirrjet drejtuar Primatit tonë janë thjesht një diversion i ulët dhe dashakeq i z. Bezati, i cili i fryn zja- rrit të urrejtjes. Të krishterët kanë qenë shembull në bindjen dhe përkushtimin ndaj detyrimeve të tyre shtetërore dhe ata i binden me dëshirë, vendimeve të drejta të drejtësisë shqiptare, por edhe asaj evropiane dhe ndërkombëtare, por nuk mund të bien dakord me vendime që synojnë që të shkelen liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, si dhe të drejtës për të besuar në Zot. Ne jemi gati që nëse nevojitet Π drejtohemi edhe Gjykatës Evro- piane të të Drejtave të Njeriut.
Argumenti ekonomik. Z. Be- zati shqetësohet për fatin e kulturës në Përmet, por ai harron se nën drejtimin e tij, në qendër të Përmetit luheshin prej të rinjve bilardo, lojëra fati dhe aktivitete të tjera private, që ishin një burim i mirë fitimi dhe se prej përmetarëve ky aktivitet shihej me dyshim. Në qendër të Përmetit ndodhej një Shtëpi Anti- kulture, e cila prodhonte thjesht një rini pasive që humbte kohë të dobishme dhe harxhonte të holla të nevojshme duke humbur përqendri- min dhe drejtimin e saj. Ndërsa sot, Kisha përbën edhe një vatër kul-
ture me kurset e saj të gjuhëve të huaja, sallën e informatikës, rrethet artistike, mjediset në dispozicion të të rinjve, kopshtin e fëmijëve etj.
Argumenti kulturor. Vihet re një shqetësim i pabazuar në realite- tin përmetar, kur thirret pambari- misht mërzitshëm për humbjen e vlerave kulturore të Përmetit, të cilat gjoja humbën kur ndërtesa u kthye te pronarët e saj të ligjshëm. Por edhe sikur të ishte ky problemi, qëllimisht lihet mënjanë fakti që tashmë kjo gjë është zgjidhur nga autoritetet lokale të Bashkisë, Për- met. Nuk besojmë se z. Bezati ka nevojë për orientim, por do t’i duhet vetëm ta kthejë kokën nga ana tjetër e trotuarit të pazarit të Për- metit për të parë se ndërtesa e ish- Shtëpisë së Oficerëve, ka kaluar pas vendimeve të duhura të orga- neve kompetente në dispozicion të Bashkisë dhe është në fazën e fu- ndit të rikonstruksionit për t’u për- dorur si Qendër Kulturore. Atëherë nëse ky problem është zgjidhur tash-
më përfundimisht, çfarë e shqetë- son realisht z. Bezati?
Si konkluzion mund të themi se përpjekja e vazhdueshme e disa qarqeve të caktuara antiorthodho- kse në Përmet, përfaqësues i të cilave është z. Bezati ka si synim vetëm një qëllim: Të mos shikojnë të realizuar rindërtimin e një Kate- draleje në qendër të qytetit. Argu- mentet false ligjore, arkitektonike, kulturore apo të tjera që ai paraqet dalin bllof dhe shkrihen si kështjella rëre përpara së vërtetës që qëndron si shkëmb prej shekujsh dhe nuk mund të fshihet me artikuj të tipit copy-paste që shfaqen periodi- kisht. Tashmë z. Bezati nuk përfa- qëson më asgjë.
Rinia e Përmetit nuk jeton në të shkuarën, ajo jeton të tashmen me sytë drejt së ardhmes, mezi pret të lëvizë e lirë në Evropë dhe në të gjithë botën. Por ajo trishtohet kur shikon ish-nostalgjikë të ish-sis- temit komunist, të cilit i kanë shër- byer me besnikëri si ish-drejtorë të ish-pallateve të kulturës, të cilët shërbenin dikur si ish-tempuj të komunizmit, faktorit kryesor hi- storik të izolimit tonë. Këto copëza të së kaluarës edhe pse mundohen ta ndërpresin rininë në këtë mar- shim të pandalshëm nuk do t’ia arrijnë dot qëllimit sado që të har- xhojnë energjitë dhe mundin e tyre.
Aleks Curri, Harallamb Meçi,
Vasil Stathi.