EmailFacebookKontakt

Diplomohen studentët në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”

Klerikë, prindër, pedagogë, studentë dhe shumë të ftuar përcollën në një ceremoni festive 13 të diplomuarit e rinj të Akademisë Teologjike në Shën Vlash të Durrësit. Ditën e të kremtes së Shpirtit të Shenjtë, më 12 qershor, Kryepiskopi Anastas bashkë me anëtarët e tjerë të Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Beratit Ignati, Mitropoliti i Korçës Joani, Dekani i Akademisë Teologjike Episkop Ilia dhe Protopresviter Jani Trebicka si dhe klerikë të ardhur nga disa qytete të vendit, në prani edhe të shumë besimtarëve, morën pje- së në Liturgjinë që u krye në kishën e Manasti- rit të Shën Vlashit.

Në ceremoninë e ndarjes së diplomave fjalën përshëndetëse e mbajti Dekani i Akademisë Teologjike, Hirësi Ilia, i cili nënvizoi:

“Fortlumturia e Tij, i përulur, por me vë- shtrimin drejt Perëndisë ngre në sup kryqin e rëndë të fyerjeve që i bëhen nga elementë të papërgjegjshëm të shoqërisë. Në fillim të shkollës, Kryepiskopi përcolli dy mesazhe: “Askush nuk ka ardhur këtu në mënyrë të rastësi- shme, por Zoti ju ka folur në mënyrë të veça- ntë.” Gjithashtu “mos e pranoni Hirin e Zotit në të kotë, por t’i ndiqni mësimet me shumë dashuri dhe zell.” Besoj se ju studentë të vitit të katërt i keni zbatuar këto porosi. Të dashurit e mi, ju falënderoj dhe sot ju prezantoj ta pranoni veten tuaj në radhën e punëtorëve të vreshtit të Zotit. Veçanërisht ju përshëndes ju prindër që fëmijët ia keni kushtuar Zotit me dashuri dhe besni- këri”.

Më tej, dy studentët më të mirë të porsadi- plomuar Elena Krakulli dhe Theodhor Peci mbajtën fjalimet e rastit. Studentja E.Krakulli lexoi pjesën “Mbi Shpirtin e Shenjtë” të Shën Vasilit të Madh, ndërsa studenti tjetër Th.Peci

Λ/

iu tha të pranishmëve se këta studentë dalin me angazhim të plotë në shërbim të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Kryepiskopi u shpreh se “Kjo është një ditë falënderimi. Shpirti ynë duhet të mbushet me mirënjohje për të gjitha këto gjëra. Falënderoj familjet e studentëve tanë dhe të gjithë studentët për përpjekjet e tyre. Jemi me të vërtetë në ndihmën e Zotit. Në jetën shpir- tërore janë tri faza të kthimit te Perëndia: takimi i shpirtit tonë me Zotin, përvoja personale e faljes që ai na dhuron dhe Pentikostia, ardhja e Shpirtit të Shenjtë dhe është kjo ardhje që i jep një frymë të re ekzistencës sonë. Të trija këto faza janë të lidhura me ndryshimin, rikthimin dhe rilindjen .në jetën shpirtërore.

Le të kërkojmë nga vetë Ngushëllimtari, që të ecim përpara, sepse Shpirti i Shenjtë është shpirti i së vërtetës, i bashkimit dhe i vëllazërimit. Mbarë orthodhoksët përbëjnë një familje të vetme. Në rrugëtimin tuaj keni për t’u përballur me vështirësi. Dua t’ju uroj që jeta juaj të kalojë në rrezatimin e Shpirtit të Shenjtë dhe përpiquni ta shpërndani atë tek persona të tjerë”.

Programi vijoi me këngë dhe himne të kë- nduara nga kori i Akademisë dhe me ndarjen e diplomave, të cilat i shpërndau vetë Kryepiskopi, duke iu dhuruar studentëve edhe librin e tij “Globalizmi dhe Orthodhoksia”.

Gjithashtu, gjatë drekës që u shtrua për nder të të gjithë të pranishmëve folën edhe dy mitropolitët, Hirësi Ignati dhe Hirësi Joani, të cilët uruan studentët për të vazhduar me zell dhe përkushtim jetën shpirtërore dhe punën brenda Kishës.

Isidor Koti