EmailFacebookKontakt

Diplomohen studentët e Institutit të Formimit Profesional “Frymë Dashurie”

Diplomohen studentët

e Institutit të Formimit Profesional “Frymë Dashurie”

“Mblidhemi për të festuar ku- rorëzimin e mundimit të përbashkët dyvjeçar”. Me këto fjalë hapëse të veprimtarisë, Kryetari i Bordit të Institutit Profesional “Frymë Dashurie”, prof. dr. Leandro Haxhi, përshëndeti 86 studentët e sapodi- plomuar. Ata mbyllën ciklin e stu- dimeve në nje ceremoni të veçantë, të organizuar më 24 nëntor, në mjediset e Institutit.

“Sot të dashur kolegë, kështu meritoni t’ju quaj, iu jepet një çelës për njohuritë e profesionit. Duhet të konkurroni me dinjitet sikurse edhe paraardhësit tuaj. Mos i mbyll- ni librat, çdo profesion kërkon njo- huri të reja” – i këshilloi profesor Haxhi studentët e tij, të veshur me uniforma të posaçme në këtë ditë festive. Ai theksoi se asnjë institu- cion tjetër arsimor i ngjashëm nuk e konkurron këtë Institut për kush- tet bashkëkohore dhe kjo falë për- kujdesjes së pandërprerë dhe kon- tributit të Kryepiskopit Anastas gja- të shtatë viteve që nga hapja e dyerve të tij.

IFP “Frymë Dashurie”, në Tiranë, formon studentë në degët: Kuadër menaxher, Specialist në llogaritë e kompjuterizuara, Informatike, Specialist për laboratorët Mjekësorë, Restaurim dhe konser- vim veprash arti, si edhe Ikonografi

Bizantine. Sistemi i studimeve mbë.shtetet në programe mësimore të standardeve evropiane dhe është i njëjtë me programin e shkollës profesionale “Delta” në Greqi dhe të simotrave të saj në vende të ndry- shme të Evropës. Studimet zgjatin 2 vjet dhe bëjnë të mundur përga- titjen dhe afirmimin e një brezi të ri profesionistësh me njohuri bashkë- kohore. Pjesa më e madhe e të diplo- muarve janë angazhuar me sukses në fushat e tyre në sektorë të ndry- shëm, shtetërorë apo privatë.

Tre nga studentët më të mirë, të shpërblyer me bursë të veçantë nga Kryepiskopi Anastas: Nevila

Musai (laborator mjekësor), Meri Kozho (llogari të kompjuterizuara) dhe Joan Sllavi (kuadër menaxher), i transmetuan të pranishmëve emo- cionet e tyre në këtë ditë të shënuar për ta. Ata folën para të pranishmëve për disa nga çastet më të bukura të viteve studimore, duke falënderuar në të njëjtën kohë edhe stafin e Institutit, pedagogët dhe prindërit e tyre.

Më pas fjalën e mori Episkopi i Krujës, Hirësi Andoni, i ftuar i veçantë në ceremoni, duke theksu- ar se kjo diplomë është e vlefshme për shumë kohë, por duhet mbësh- tetur me përpjekjen për ta pasuruar me njohuri të reja: “Mundohuni që

në jetën tuaj të jeni studentë dhe dhjakonë. Studentë, sepse nuk mbarojnë kurrë njohuritë dhe dhja- konë, sepse përherë duhet të jeni në shërbim. Ky është një imazh për të ardhmen”. Hirësia e Tij i këshi- lloi të diplomuarit që të mbajnë mend ditën e parë dhe të fundit të shko- llës: “Mos u trembni në ditën e parë dhe mos u entuziazmoni nga dita e fundit. Kurdoherë duhet të jeni të af- të për të përballuar sfidat e jetës”.

Në fund të ceremonisë u ndant diplomat, që u dorëzuan nga Hirësi Andoni dhe pedagogët e Institutit.

I. K.