“Dikush mendon për ju” – dhurata pë 1500 fëmijë
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në këto
ditë festash, iu ka ardhur në ndihmë shumë njerëzve në
nevojë për të plotësuar disa nga nevojat e tyre, pa dallim.
Kjo ndihmë, në vlera të konsiderueshme financiare,
është dhënë nëpërmjet institucioneve dhe departamen-
teve të ndryshme që Kisha ka ngritur gjatë këtyre viteve.
Edhe Zyra Diakonia Agapes, zyra sociale, zhvilluese
dhe emergjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë realizoi për të katërtin vit radhazi projektin
“Dikush mendon për ju”. Ky projekt mbështetet financi-
arisht nga Kisha Orthodhokse e Amerikës dhe konsiston
në përgatitjen dhe shpërndarjen e dhuratave për fëmijët
në nevojë në Shqipëri.
Qëllimi i këtij projekti është: “Një dhuratë simbolike
për fëmijët në nevojë, për t’i inkurajuar ata dhe për t’i
dhënë mesazhin se dikush mendon për ta” në prag të
festave të fundvitit.
Grupe fëmijësh në nevojë janë identifikuar nga Zyra
Diakonia Agapes të cilëtjanë përfituesit e kësaj dhurate
simbolike. Çdo fëmijë merr një lodër dhe një pako me
ëmbëlsira. Këto pako këtë vit u përgatitën edhe me ndih-
mën e një grupi vullnetarësh nga studentët orthodhoksë
të Qytetit Studenti, e cila ishte një përvojë pozitive për
të rinjtë.
Ky projekt u realizua gjatë periudhës 1-30 dhjetor
2006 dhe këtë fundviti Zyra Diakonia Agapes e ofroi
këtë dhuratë simbolike për rreth 1500 fëmijë, si rezultat
i rritjes së kontributit financiar edhe nga shoqata të tjera,
si “BESA – Miqtë e Shqipërisë” dhe kontributit indi
vidual të personave të tjerë brenda Shqipërisë.
Stafi i Zyrës Diakonia Agapes është prezent në shpër-
ndarjet e ndryshme. Synimi i Zyrës për vitin 2007 është
që të rrisë numrin e përfituesve të këtij projekti, duke
synuar sigurimin e fondeve brenda vendit.